• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Varësia e “bukës”, Shqipëria importon 60% të grurit nga vetëm dy vende

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Varësia e “bukës”, Shqipëria importon 60% të grurit nga vetëm dy vende
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e sasisë së importuar dhe rritje e sasisë së prodhuar, sidomos për vitin 2022 dhe 2023, krahasuar me periudhat më parë. Megjithatë, numrat për vitin 2024 tregojnë se ka patur një rrije të importit të drithërave në peshë, por edhe në vlerë.

Në vitin që lamë pas, Shqipëria importoi rreth 10 miliardë lekë drithëra me një rritje të lehtë prej 0.2%, krahasuar me vitin 2023. Që nga viti 2005 kur nisin të dhënat e INSTAT, shohim se vitet e fundit importi i drithërave në vlerë ka rënë pas vitit 2021, ndërkohë viti me vlerën më të lartë është viti 2011-të, me 14.32 miliardë lekë.





Por, cilat janë vendet nga ku Shqipëria importoi drithëra dhe si kanë ndryshuar partnerët kryesorë?

Serbia qëndron në vend të parë me 32% të peshës, e ndjekur nga Rusia, Ukraina dhe Italia. Kina, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Pakistani, Spanja dhe Kanadaja plotësojë 10-të partnerët kryesorë. Vlen të përmendim se Serbia dhe Rusia zënë rreth 60% të peshës.

Ajo që vihet re nga të dhënat është se në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara kanë spostuar Bullgarinë nga “TOP 10” partnerët kryesorë.

Në vitin 2020 dhe 2021 partneri i parë në drejtim të importit të drithërave ishte Rusia, ndërkohë që në vitin 2022, 2023 dhe 2024, Serbia e spostoi atë në vend të dytë.

Nga ana tjetër, Shqipëria gjatë vitit 2023, periudha e fundit kur të dhënat janë publike ka prodhuar rreth 710 mijë tonë drithëra, ku përfshihet: gruri, misri, elbi, tagjia dhe thekra. Saktësist ¼ e prodhimit e mban mbi “shpatulla” një qark i vetëm dhe ai është qarku i Fierit. Ky qark ka prodhuar rreth 176 mijë ton drithëra gjatë vitit 2023, ose 25% të totalit të të gjithë vendit. Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Elbasanit, me 13% të totalit, ose rreth 96 mijë ton prodhim. Korça ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 12% të totalit. Pra, këto 3 qarqe të vendit duket se zënë më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të drithërave./Tv Scan

ECURIA HISTORIKE E IMPORTIT TË DRITHËRAVE

(në mld lekë)

PARTNERËT KRYESORË TË IMPORTIT TË DRITHËRAVE, 2024

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Vetëm një shtet i paguan gratë më shumë se burrat

Para

Gaz në këmbim të paqes, BE hap “dyert” për tubacionet ruse

Para
Gaz në këmbim të paqes, BE hap “dyert” për tubacionet ruse

Gaz në këmbim të paqes, BE hap “dyert” për tubacionet ruse

Të Gjitha

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

nga Fast News
13:53 | 01/06/2025
0

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

nga Fast News
12:30 | 01/06/2025
0

Mashtrimi 450 milionë dollarësh, shkëlqimi dhe rënia e startup-it fantazmë Builder.ai

Mashtrimi 450 milionë dollarësh, shkëlqimi dhe rënia e startup-it fantazmë Builder.ai

nga Fast News
12:24 | 01/06/2025
0

Nga refuzimi në punë te një biznes gjysmë-milionësh, historia frymëzuese e Amber Starling

Nga refuzimi në punë te një biznes gjysmë-milionësh, historia frymëzuese e Amber Starling

nga Fast News
12:20 | 01/06/2025
0

Recent News

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

13:53 | 01/06/2025
35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

12:30 | 01/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar