• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paradoksi i ekonomisë, me rritje në letër, por qytetarët pesimistë

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Paradoksi i ekonomisë, me rritje në letër, por qytetarët pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa ekonomia shqiptare regjistroi një rritje prej rreth 3.9% në vitin 2024, kjo nuk është reflektuar tek qytetarët, përkundrazi. Besimi i tyre ka pësuar rënie, duke dëshmuar pesimizëm dhe pasiguri për të ardhmen. Madje, kjo ka ndodhur edhe në periudhë festash, si ato të fundvitit, kur gjasat janë që konsumi dhe shpenzimet të rriten.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregoi se në dhjetor, besimi në ekonomi u tkurr me 3.8%. Rënia e këtij treguesi u ndikua nga dobësimi i besimit të sektorëve të biznesit. Rënia më e madhe u regjistrua në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit të konsumatorit.



Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 1 pikë përqindje në muajin dhjetor, duke vijuar tendencën rënëse për të tretin muaj radhazi. Niveli i tij qëndron rreth 8.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar, ashtu si edhe pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Niveli i tij vijon të qëndrojë me rreth 22 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së u përcaktua si nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe nga ato për kontratat porositëse. Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përkeqësim të lehtë.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron me 16 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Ndërkohë, pritjet për nivelin e punësimit dhe ato për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u zvogëlua me 3.3 pikë përqindje në dhjetor, pas rritjes me 2.5 pikë përqindje në dy muajt e tjerë të këtij tremujori. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie me 1.7 pikë përqindje. Ky nivel është 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie të lehtë situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, si aktuale dhe në të ardhmen, ra në muajin dhjetor. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Thumanë-Kashar, nga tarifa te garancia e buxhetit dhe mirëmbajtja, si po funksionon koncesioni

Para

14 gjëra që s’duhet t’i “merrni” me vete në punë

Para
14 gjëra që s’duhet t’i “merrni” me vete në punë

14 gjëra që s’duhet t’i “merrni” me vete në punë

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar