• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Është e nevojshme një bankë e mirë zhvillimi, por vështirë se një të tillë e formon Edi Rama!

nga Fast News
3 months më parë
në Analizë
0
Është e nevojshme një bankë e mirë zhvillimi, por vështirë se një të tillë e formon Edi Rama!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë

Historia e 56 vendeve më të suksesshme pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat përjetuan rritje ekonomike mbi 5.5 % (rritje e cila i duhet Shqipërisë për të siguruar zhvillim të.qëndrueshëm) ka përcaktuar “një rregull të artë”. Ky rregull kërkon që niveli i investimeve (publike dhe private) për vendet në zhvillim duhet të jetë më i lartë se 30% të PBB-së në mënyrë konsekutive per të paktën një dekadë. Nga ky rregull nuk ka bërë përjashtim as Shqipëria.



Nga viti 2001 deri ne vitin 2009 niveli i investimeve në mënyrë konsekutive ka qenë mbi 30% te PBB-se duke siguruar edhe rritje ekonomike te kënaqshme. Ndërkohë pas 2009 nuk e arritëm kurrë ketë nivel megjithëse qëveritë dhe Banka Qëndrore nuk janë kursyer të përdorin gjithë mjetet e tregut.

Ato kanë ulur normat e interesit, kanë ulur taksat, kanë lehtësuar hyrjen e kapitalin e huaj, kanë marre reforma deregullimi, kanë bërë ligje për investime strategjike, por të gjitha pa dobi. Deri tani ja kanë dalë të nxisin vetëm sektorë jo produktivë dhe vende pune me paga të ulta.

Ndërkohë që rritja e investimeve private edhe diversifikimi i tyre është i vështirë të mbështetet vetëm tek sistemi privat financiar. Së pari sepse investitorët privatë ndjekin trendin, duke krijuar valë të mbiinvestimeve në sektorë të cilët duken fitimprurës në afat të shkurtër.

Së dyti siç është e natyrshme tregjet financiare kujdesen vetëm për fitimet. Sot pranohet gjerësisht se ka investime që mund të rrisin produktivitetin e përgjithshëm të një vendi, por që nuk janë interesante për investitorët privatë (bankat, menaxherët e aseteve, edhe sipërmarrësit) të cilët janë të gatshëm ta pranojnë rrezikun vetëm kur ai është afatshkurtër. Thënë ndryshe jo vetëm që ka një boshllëk financimi por nga ana tjetër financimi që mund të sigurohet sot është vetëm prociklik (pra ecën në të njëjtin drejtim me ciklin ekonomik).

Ndërkohë që COVID-19, kriza e shfaqur në zinxhirët e furnizimit global dhe tensionet gjeo-politike në rritje, kanë formëzuar tre prirje të dukshme globale i) ribalancimin e marrëdhënieve treg – shtet, në favor të këtij të fundit; ii) ribalancimin midis hiper-globalizimit dhe autonomisë kombëtare, gjithashtu në favor të kësaj të fundit, iii) edhe nevojën për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në vend të rritjes ekonomike në vetvete. Këto tendenca i kanë bërë mjetet klasike të tregut të përdorura deri tani të pamjaftueshme për të siguruar zhvillimin.Transfomimi sturkturor sot kërkon investime shumë afatgjata, krijimin e sektorëve të rinj shpesh me risk të lartë.

Ndaj krijimi i bankave kombëtare të zhvillimit të cilat: plotësojnë boshllëqet e strukturës private të tregjeve finananciare; ofrojnë financim kundër ciklik (pra kur sektorët janë në vështirësi); mund të mbulojnë rrisqet e invesitmeve afatgjata si dhe nxisin inovoacionin, është parë si nevojshëm nga shumë vende (550 banka zhvillimi operojnë sot në mbarë botën)

Por nevoja nuk parashkruan suksesin, edhe suksesi i bankave të zhvillimit ka qënë gjithmonë i diskutueshëm. Në shumë raste eksperinca ka treguar se bankat kombëtare të zhvillimit në vend që të bëhen promotorë të investimeve private ato kanë mbështetur objektiva të caktuara të elitave politike që nuk kanë qënë në interesin më të mirë të vendit. Ato shpesh kanë përfunduar në institucione joefikase të keqmenaxhuara të cilat vecse kanë shpërdoruar fondet publike.

Megjithese të ngritura për të adresuar boshllëqet e tregut ato kanë përfunduar duke dhënë financime me norma të subvencionuara të cilat kanë shtrembëruar stimujt dhe kanë mundësuar më shumë korrupsionin.

Historia gati 100 vjecare e bankave të zhvillimit tregon se çelësi i suksesit të tyre varet nga konteksti në të cilin ata veprojnë. Inflacioni i ulët, normat reale të ulta të interesit, një sektor financiar që funksionon mirë dhe kurset konkurruese të këmbimit janë vendimtare për funksionimin efikas të tyre. Por mbi të gjitha ato janë efektive nëse politikë bërja ka një vision të qartë zhvillimi, sidomos për sektorin e prodhimit edhe nxitjen e inovacionit

Suksesi I një banke zhvillimi ecën dorë më dorë me hartimin e politikave funksionale që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi . Një politikë funksionale duhet të adresojë; 1) fuqizimin e sektorit ekzistues të prodhimit; 2) nxitjen e eksporteve, 3) rritjen produkivitetit, e trasferimin të tekonologjive dhe inovacionit 4) si dhe krijimin e sektorëve prodhues që krijojnë dhe shpërndajnë njohuri.

Një poltikë funksionale ka një qasje gjithëpërfshirëse ku adresohen sfidat e ndërmarrjeve vendase pavarësisht madhësisë së tyre; ajo mundëson ngritjen e sistemit kombëtar të inovacionin në sektor të caktuar apo nënsektor në të cilat banka është vetëm njëri element i tij. Sistemet përbëhet nga firma, universitete, laboratorë kërkimi publikë, agjenci qeveritare dhe institucione financiare

Deri më sot të gjitha qeveritë “Rama” kanë qënë kampione në hartimit të politikave selektive zhvillimore ku Kryeministri në vet të parë “zgjedh fituesit”, duke mbështetur firma konkrete, konglomeratë ose projekte investuese të caktuara.

E pra, ne këto kushte banka ka shumë gjasa të jetë një mjet tjetër në dorë të Ramës për të ushqyer qasjen “socializëm për një grusht të pasurish dhe individualizëm te ashpër për të varfërit”, pa ofruar një zgjidhje për zhvillimin edhe trasformin ekonomik që proklamon.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ku i blejmë veglat e punës? Nga Kina tek SHBA, 64 vende të botës furnizojnë Shqipërinë

Para

Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale

Para
Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale

Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale

Të Gjitha

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

nga Fast News
10:00 | 09/05/2025
0

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

nga Fast News
09:30 | 09/05/2025
0

Recent News

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

11:00 | 09/05/2025
Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

10:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar