• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Brenda dekadës së ardhshme do të kemi të paktën pesë trilionerë, ç’do të thotë kjo për botën?

nga Fast News
4 months më parë
në Finance
0
Brenda dekadës së ardhshme do të kemi të paktën pesë trilionerë, ç’do të thotë kjo për botën?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një vit që shënoi rritje të jashtëzakonshme të pasurisë së milionerëve, raporti i fundit i Oxfam tregon një tendencë të paparashikuar, pasuria e këtyre individëve u rrit me 2 trilionë dollarë vetëm në vitin 2024, një rritje tre herë më e shpejtë se në vitin e kaluar.

Kjo rritje e shpejtë e pasurisë i ka dhënë individëve të pasur mundësinë të grumbullojnë 5.7 miliardë dollarë çdo ditë. Ndërkohë, numri i njerëzve që mbajnë titullin e “milionerit” ka shkuar në 2,769, një shifër që mund të mbushte pothuajse të gjithë Sallën e Koncerteve të Shtëpisë së Operës në Sidney.





Ky fenomen ka një përmasë gati “të frikshme”, pasi gjatë kohës që milionerët shënojnë një ngritje të fuqishme, varfëria globale vazhdon të mbetet e pandryshuar. Oxfam thekson se numri i personave që jetojnë me më pak se 6.85 dollarë në ditë ka mbetur i palëvizur që nga viti 1990, një fakt që thekson pabarazinë e thellë ekonomike që po rritet me ritme shqetësuese.

Dhe ndonëse pasuria e milionerëve ka arritur nivele rekord, Oxfam nuk është i kënaqur me këtë analizë vetëm si një fenomen i momentit. Në parashikimet për të ardhmen, organizata ndërkombëtare parashikon se brenda dekadës së ardhshme do të krijohen të paktën pesë trillionerë. Kjo është një rritje e shpejtë dhe drastike e pasurisë për individë që do të arrijnë nivele të pasurisë që dikur ishin të paimagjinueshme. Vetëm një vit më parë, parashikimi i Oxfam ishte që gjatë dekadës do të shfaqej vetëm një trillioner.

Raporti “Takers Not Makers” i Oxfam u botua në një kohë kur elita globale politike dhe financiare po mblidhej në Davos për Forumin Ekonomik Botëror. Në këtë kontekst, komentet e Drejtorit Ekzekutiv të Oxfam, Amitabh Behar, shpalosën një kritikë të fortë ndaj sistemit ekonomik aktual. Sipas Behar, “kapja e ekonomisë globale nga një pakicë e privilegjuar ka arritur kulmin, duke sfiduar çdo parashikim të dikurshëm.” Ai shtoi se “dështimi për të ndaluar akumulimin e pasurisë nga milionerët po krijon trillionerët e ardhshëm, duke shëndërruar pasurinë dhe fuqinë e tyre në arma të pandalshme.”

Oxfam nuk e sheh këtë fenomen si një ndodhi të rastësishme të individëve të pasur, por si pasojë të një sistemi ekonomik të thellë që, sipas Behar, “u mundëson milionerëve të modelojnë politikën ekonomike dhe sociale, duke përfituar gjithnjë e më shumë nga një pasuri që është marrë nga shumica e popullatës.” Ky është një sistem që u jep mundësinë të pasurve të ndikojnë në drejtimin e politikave të taksave, investimeve dhe mundësive për një të ardhme më të drejtë.

Në këtë kuadër, Oxfam ka apeluar që qeveritë të rrisin tatimet ndaj më të pasurve për të zvogëluar pabarazinë dhe për të frenuar grumbullimin e pasurisë ekstreme. Organizata kërkon gjithashtu shpërbërjen e monopoleve, kufizimin e pagave të drejtorëve ekzekutivë dhe rregullimin e korporatave për të siguruar që ato paguajnë paga që mund të sigurojnë një jetesë të denjë për punonjësit.

Po ashtu, raporti i Oxfam nxjerr në pah faktin se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme shpenzojnë pothuajse gjysmën e buxhetit të tyre kombëtar për pagesat e borxhit. Ky nivel i borxhit i kalon shumë investimet e këtyre shteteve në arsim dhe shëndetësi, duke çuar në rritje të mjerimit dhe mosrealizimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky raport vjen si një thirrje urgjente për ndryshim në një sistem që, sipas Oxfam, po i jep pakicës së privilegjuar mundësinë të sundojë në ekonominë botërore, duke lënë në hije një shumicë që vazhdon të luftojë për të mbijetuar në kushte të pasigurta./ EURONEWS

Etiketa: aktualitet
Pas

Gabimi që mund të shkatërrojë një intervistë pune në 1 minutë

Para

Kush janë fqinjët e Presidentit Trump? Bilionerët dhe yjet që jetojnë pranë Mar-a-Lago

Para
Kush janë fqinjët e Presidentit Trump? Bilionerët dhe yjet që jetojnë pranë Mar-a-Lago

Kush janë fqinjët e Presidentit Trump? Bilionerët dhe yjet që jetojnë pranë Mar-a-Lago

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar