• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turizmi që (s’) duam

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
Turizmi që (s’) duam
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Turizmi po shndërrohet në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare. Teksa qeveria i mëshon numrit të miliona të të huajve që vizitojnë Shqipërinë, ekspertët dhe operatorët e tregut janë në kahun e turistëve më të paktë në numër, por që shpenzojnë më shumë. Sasi apo cilësi? Çfarë kemi dhe çfarë na duhet?



Turistët e huaj e zgjodhën Shqipërinë edhe këtë vit. Pamjet e rrugëve të Tiranës të mbushura me grupe turistësh që shohin me kërshëri çdo detaj, konfirmohen edhe nga shifrat zyrtare. Në 9-mujorin e këtij viti, numri i turistëve të huaj arriti në mbi 9,7 milionë, duke qenë pak a shumë në një linjë me objektivin e qeverisë për 14 milionë turistë këtë vit.

Por, a mjaftojnë vetëm numra? A mund të quhet e fituar sfida me turizmin këtë vit?

Teksa të huajt kanë preferuar të vijnë në Shqipëri, shqiptarët kanë zgjedhur vendet e tjera për të pushuar. Të dhënat tregojnë se deri në tetor të këtij viti, mbi 6,5 milionë persona kanë udhëtuar jashtë vendit, ose 15,6% më shumë se një vit më parë.

Në rritje janë edhe shpenzimet që ata kanë bërë në këto udhëtime. Në 9-mujorin e këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar jashtë mbi 2 miliardë euro ose 19,1% më shumë se një vit më parë.

Por, sa kanë shpenzuar të huajt në vendin tonë? Rezulton se në 9-mujorin e këtij viti, turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri një total prej 3,8 miliardë euro, ose 20% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i suksesshëm nga pikëpamja financiare ka rezultuar sektori i turizmit këtë vit? Përllogaritjet tregojnë se bilanci i sektorit të turizmit për 9-mujorin e këtij viti ka rezultuar pozitiv, me një total të ardhurash prej 1,8 miliardë eurosh që kanë mbetur në ekonominë shqiptare.

Por, përtej kësaj shifre, sa kanë shpenzuar mesatarisht turistët e huaj në vendin tonë? Për të kuptuar edhe tipologjinë e tyre. Rezulton se mesatarisht një turist i huaj ka shpenzuar për qëndrimin në Shqipëri 391 euro. Një shifër që konsiderihet e ulët dhe dëshmon se Shqipëria është ende larg turizmit elitar që duhet të synojë dhe ajo që kemi aktualisht, është një turizëm masiv me vizitorë të varfër.

Fluksi i shtuar i turistëve të huaj ka vështirësuar jetesën për vendasit. Kjo pasi është shoqëruar me rritje të çmimeve të produkteve të mallrave të konsumit të përditshëm, të qirave apo edhe vështirësive në ofrimin e shërbimeve publike, siç është pastrimi. Një dukuri që ka ndodhur dhe ndodh edhe në vendet e tjera që kanë turizëm të zhvilluar, si Italia apo Spanja, ku ka pasur edhe protesta kundër turistëve të huaj nga vendasit.

Turizmi po shndërrohet në sektorin lokomotivë të ekonomisë shqiptare. Me një peshë të shtuar në rritjen ekonomike, me rritjen e numrit të të punësuarve dhe thithjen e investimeve të brendshme dhe atyre të huaja.

Por, edhe për lidhjen me sektorët e tjerë, ndonëse një sinergji e tillë ka munguar me bujqësinë, sektor në rënie, dhe ku nevojat e tregut të brendshëm për produkte, kryesisht ushqimore po plotësohen me mallra importi.

Pesha që turizmi dhe sektorët e tjerë të lidhur me të kanë në ekonominë e vendit është më e larta në rajon, me 30,4% të Produktit të Brendshëm Bruto, pasuar nga Mali i Zi, vend që gjithashtu e ka turizmin ndër sektorët kryesorë.

Por, pavarësisht numrave në rritje të turistëve të huaj, sektori ka ende shumë probleme, me të cilat përballen pushuesit dhe operatorët e tregut. Ato nisin me mungesën e fuqisë punëtore që ka rritur kostot dhe e ka bërë të vështirë përballimin e fluksit, me zhvlerësimin e euros, monedhë në të cilën kryesisht një pjesë e aktivitetit e vijojnë me informalitetin dhe mungesën e koordinimit të politikave me pushtetin qendror dhe atë vendor.

Ndërkaq, qeveria ka bërë publik vizionin për të zhvilluar turizmin gjatë viteve të ardhshme. Në fuqi ka hyrë tashmë Strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2024-2030, e cila parashikon drejtimet dhe instrumentat se si do të zhvillohet ky sektor në 7 vitet e ardhshme.

Strategjia e ndan vendin ne 6 klastera turistikë, duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta. Për secilën nga kasterat, drafti ka nxjerrë produktet turistike parësore dhe dytësore, burimet dhe atraksionet kyce, si dhe pervojat kryesore të disponueshme për turistët.

Por cilat janë masat që sipas operatorëve turistikë dhe ekspertëve të sektorit duhen marrë?

Ajo që kemi sot është një turizëm kaotik, i orientuar nga sasia dhe shumë pak nga cilësia. Në ekonomi çdo gjë është llogari dhe që llogaritë të dalin mirë, duhet ndryshuar filozofia dhe qasja, dhe rrjedhimisht edhe investimet dhe masat për turizmin.

Etiketa: aktualitet
Pas

Autostrada Thumanë-Kashar, nga data 4 janar e vitit të ardhshëm nis aplikimi i tarifës

Para

Do “vilen” nga individët dhe bizneset, do të paguajmë më shumë taksa, kështu planifikon qeveria

Para
Do “vilen” nga individët dhe bizneset, do të paguajmë më shumë taksa, kështu planifikon qeveria

Do "vilen" nga individët dhe bizneset, do të paguajmë më shumë taksa, kështu planifikon qeveria

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar