• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Shpallet thirrja e re për mbështetjen e startup-eve

nga Fast News
6 months më parë
në Biznes
0
Shpallet thirrja e re për mbështetjen e startup-eve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e start up-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria Shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.

Duke njohur vështirësitë në sigurimin e fondeve për ciklin e zhvillimit në fazën e hershme dhe koston e lartë për të përkthyer një produkt ose shërbim në nje kompani të suskeshme, është krijuar programi për të ndihmuar në vazhdimësi kompanitë startup dhe lehtësuesit e start up-eve në një faze kritike të zhvillimit dhe për t’u mundësuar sipërmarrësve në Shqipëri të ndërtojnë bizneset e tyre inovative në vend. Kompanitë dhe përfituesit e tjerë që marrin financim nëpërmjet këtij programi pritet të ofrojnë një model të përdorshëm komercialisht, tregtojnë një pilot ose ofrojnë një produkt ose shërbim të gatshëm për tregun dhe shtrirje tek klientët e parë potencialë gjatë kohëzgjatjes së projektit.





Mbështetjen me grant e përfitojnë startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve dhe lehtësuesve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Aplikantët mund të jenë individë, nomadë dixhitalë, kompani private mikro, të vogla dhe të mesme të themeluara në Shqipëri, jo më të vjetra se 6 vjet në momentin e aplikimit.

Financimi i dhënë nga qeveria Shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë – Faza e Ndërtimit të Konceptit; 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë – Faza e Validimit dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë – Faza e Zgjerimit dhe Ndërkombëtarizimit. Afati I implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jëtë afërsisht 9 muaj.

Vendimet e financimit do të merren në bazë konkurruese nga një komision i vlerësimit i përbërë nga specialistë të ekosistemit, administrate shtetërore dhe pjestarë të akademisë. Numri i projekteve fituese do të përcaktohet nga cilësia e aplikimeve dhe do të jenë subjekt i totalit të fondeve të disponueshme ose të alokuara për vitin 2025. Gjithashtu, në mbështetje të këtij programi, Agjencia Startup Albania do të ofrojë mbështetje me mentorë dhe trajnime në fusha të tilla si zhvillimi i biznesit, marketing, shitjet, mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe të tjera, në varësi të nevojave specifike të startup-eve.

Ky Manual i Thirrjes ofron informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat e aplikimit dhe ne shpresojme se informacioni do t’ju ndihmojë të lundroni lehtësisht gjatë procesit. Manuali i Thirrjes dhe procedurat përkatëse janë ndërtuar për të qenë transparente, të drejta dhe mbi të gjitha, për të evidentuar dhe mbështetur sipërmarrësit më të talentuar dhe kompanitë startup më të mira që operojnë në Shqipëri.

Delina Ibrahimaj,
Ministër I Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Dokumentat e Grantit:

Rregullore e Thirrjes Grant2025

Formulari-i-Buxhetit-Thirrja-GRANT2025

Lista e Dokumentave GRANT2025

Formulari i Aplikimit GRANT2025

Etiketa: aktualitet
Pas

Louis Vuitton hap kafenenë e parë në SHBA dhe është që tani e rezervuar për 1 muaj!

Para

Sot nis miratimi nen për nen i buxhetit 2025 në seancë plenare

Para
Sot nis miratimi nen për nen i buxhetit 2025 në seancë plenare

Sot nis miratimi nen për nen i buxhetit 2025 në seancë plenare

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar