• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Projekti amerikan, revolucion në prodhimin e energjisë bërthamore për të ndriçuar botën

nga Fast News
6 months më parë
në Teknologji
0
Projekti amerikan, revolucion në prodhimin e energjisë bërthamore për të ndriçuar botën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti amerikan i Virxhinias mund të bëhet vendi i parë në botë që ndërton një impiant energjie bërthamore që do të prodhojë energji në shkallë industriale. Kështu thuhet të paktën në një njoftim të kompanisë startup, Commonwealth Fusion Systems (CFS).

Projekti synon të prodhojë energji të pastër dhe të gjenerojë rrymë për rrjetin elektrik deri në fillim të vitit 2030. Centrali, që do të ndërtohet afër Riçmondit në Virxhinia, pritet të prodhojë 400 megavat, mjaftueshëm për të furnizuar rreth 150 000 shtëpi, sipas drejtuesit të CFS, Bob Mumgaard.





“Kjo do të jetë hera e parë që energjia bërthamore në këtë shkallë do të jetë në dispozicion për rrjetin elektrik në nivel global,” tha Mumgaard. Guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin, e quajti këtë zhvillim “një moment historik për Virxhinian dhe botën”.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt komercializimit të shkrirjes bërthamore. Ky proces përfshin bashkimin e atomeve për të krijuar energji të fuqishme, duke përdorur hidrogjenin, elementin më të bollshëm në univers. Për këtë teknologji përdoret një makineri e veçantë, në formë petulle, që quhet tokamak.

Shkrirja bërthamore konsiderohet si burimi ideal i energjisë: është praktikisht e pakufishme, nuk prodhon ndotje që ngroh planetin dhe, ndryshe nga teknologjia bërthamore që përdoret tani – ku energjia bërthamore përftohet pasi një neutron përplaset me një atom më të madh duke bërë që ai të ndahet në atome më të vogla – nuk lë mbetje të rrezikshme afatgjata. Megjithatë, kalimi nga eksperimente laboratorike në përdorim praktik ka qenë sfidues për dekada.

CFS, një kompani e dalë nga Massachusetts Institute of Technology në vitin 2018, ka mbledhur më shumë se 2 miliardë dollarë financim dhe synon të prodhojë plazmën e saj të parë – gazin e nxehtë ku ndodh reaksioni i shkrirjes – deri në vitin 2026. Pas kësaj, pritet të arrijë prodhimin neto të energjisë nga shkrirja.

Vendndodhja e projektit është James River Industrial Center, një zonë në pronësi të Dominion Energy, që do të ofrojë ndihmë teknike dhe qasje në rrjetin elektrik. CFS tha se zgjodhi këtë vend për ekonominë e tij në rritje, fuqinë punëtore të aftë dhe fokusin në energjinë e pastër.

Kjo është vetëm fillimi, pasi CFS synon të ndërtojë mijëra impiante të tilla në të ardhmen. Megjithatë, procesi nuk pritet të jetë i lehtë. Siç theksoi Mumgaard, “do të ketë pengesa, por tani kemi një vend konkret për të nisur kapitullin tjetër të udhëtimit të shkrirjes.”

Etiketa: aktualitet
Pas

Interesat e kredive dhe depozitave, çfarë pritet për qytetarët?

Para

Si “ta shesësh” veten?

Para
Si “ta shesësh” veten?

Si “ta shesësh” veten?

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar