• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Profesionistët e lirë rrezikojnë rimbursimin – Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për ata që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Profesionistët e lirë rrezikojnë rimbursimin – Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për ata që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një pjesë e mirë e profesionistëve të lirë nuk kanë deklaruar në kohë të dhënat e llogarive bankare, duke vështirësuar procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimfitimit.

Administrata Tatimore bën me dije se pas verifikimit të të dhënave të tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, në zbatim të Aktit Normativ nr. 4, datë 27.11.2024, “Për një shtesë në ligjin nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar, konstatohet se një pjesë e tyre nuk kanë deklaruar ende në e-Filing të dhënat e llogarive bankare.

Ky informacion është i domosdoshëm për të finalizuar me sukses procesin e kthimit të pagesave të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar apo Tatimin mbi Fitimin brenda këtij viti.

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur të shtyhet afati për deklarimin e llogarive bankare, në llogarinë e tyre elektronike e-Filing deri më datën18 dhjetor 2024.

Në të kundërt, pra nëse përditësimi i llogarive bankare nuk bëhet brenda këtij afati, Administrata Tatimore nuk garanton rimbursimin e pagesës së tatimit të parapaguar brenda këtij viti, por në një moment të dytë gjatë vitit 2025.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Tatimpaguesit duhet të kenë llogari bankare  në monedhën Lek dhe aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

Në fund të Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë.  Nga akti normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh.

Ligjit për tatimin mbi të ardhurat  i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 %. Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi  të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Do “vilen” nga individët dhe bizneset, do të paguajmë më shumë taksa, kështu planifikon qeveria

Para

Caktohet data, Shqipëria gati të hapë një tjetër kapitull të negociatave me BE

Para
Caktohet data, Shqipëria gati të hapë një tjetër kapitull të negociatave me BE

Caktohet data, Shqipëria gati të hapë një tjetër kapitull të negociatave me BE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar