Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Mes tyre edhe kulla e Donald Trump, pallatet luksoze po i merr deti

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
Mes tyre edhe kulla e Donald Trump, pallatet luksoze po i merr deti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Majamit ka zbuluar se dhjetëra godina luksoze në Floridën Juglindore po fundosën me një ritëm shqetësues. Midis viteve 2016 dhe 2023, 35 ndërtesa nga Golden Beach deri në Miami Beach u zbuluan të ishin ulur deri në 7,6 cm. Në këtë listë përfshihen ndërtesa prestigjioze si Ritz-Carlton Residences, Trump Tower III, Trump International Beach Resorts dhe Surf Club Towers.

Shkaku kryesor i fundosjes së ndërtesave, sipas studiuesve, janë dridhjet nga ndërtimet e vazhdueshme, të cilat shkaktojnë ngjeshjen e tokës dhe fundosjen graduale të saj. “Ky fenomen është si lëkundja e kafes së bluar për të krijuar më shumë hapësirë,” shpjegon për CNN Falk Amelung, autori kryesor i studimit dhe profesor i gjeofizikës në Universitetin e Majamit.

Ajo që e bëri zbulimin më tronditës ishte fakti se ky proces vazhdon për vite pas përfundimit të ndërtimit, një aspekt që inxhinierët zakonisht nuk e parashikojnë. Studimi filloi pas shembjes tragjike të kullave Champlain në Surfside, Florida, në vitin 2021, megjithëse nuk u gjetën prova të fundosjes së ndërtesës përpara tragjedisë.

Përdorimi i imazheve satelitore u mundësoi shkencëtarëve të gjurmojnë lëvizjet e vogla të sipërfaqes së tokës dhe të vëzhgojnë pikët specifike të ndërtesave, si ballkone dhe njësitë e ajrit të kondicionuar, për të matur zhvendosjet me kalimin e kohës.

Një kërcënim i dyfishtë po kërcënon Majamin: fundosja e tokës dhe rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike. Në disa zona, ndërtesat po fundosën me të njëjtin ritëm që rritet niveli i detit, duke dyfishuar efektet negative dhe rrezikun e përmbytjeve të rënda.

Megjithatë, studiuesit thonë se këto gjetje mund të ndihmojnë në monitorimin e ndërtesave në të ardhmen, duke parandaluar katastrofat përmes teknologjisë që funksionon si një sistem kujdesi shëndetësor për strukturat.

Etiketa: aktualitet
Pas

Gratë si drejtuese, të mirat dhe të këqijat

Para

Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

nga Fast News
19:59 | 27/11/2026
0

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

nga Fast News
19:35 | 27/11/2026
0

Qeveria miraton aktin normativ, shteti do të kompensojë dëmet nga dhuna gjatë protestave

Qeveria miraton aktin normativ, shteti do të kompensojë dëmet nga dhuna gjatë protestave

nga Fast News
19:11 | 27/11/2026
0

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

nga Fast News
13:24 | 27/11/2026
0

Recent News

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

19:59 | 27/11/2026
Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

19:35 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora