Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mazhoranca miraton buxhetin 2025, nuk pranohen propozimet e opozitës

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Mazhoranca miraton buxhetin 2025, nuk pranohen propozimet e opozitës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me 75 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenim, mazhoranca qeverisëse miratoi buxhetin e 12-të socialist me vlerë 825 miliardë lekë. Pas rreth 9 orë diskutimesh, socialistët rrëzuan me “kartonë e kuq” 34 propozimet për ndryshime në buxhet të ardhura nga demokratët dhe 10 nga Partia e Lirisë.

Në emër të çdo shqiptari, pavarësisht nëse jeton në veri a jug, fshat apo qytet, vitin e ardhshëm do të shpenzohen mesatarisht 342 mijë lekë.

Për pagat, pensionet, ndërtuar rrugë, shkolla e ujësjellës, menaxhuar mbetjet apo për t’u mbrojtur nga zjarret e përmbytjet është planifikuar një buxhet prej  më shumë se 822 miliardë lekë. Ai është mbi 51 miliardë lekë apo 6.6 për qind se sa buxheti i vitit 2024 dhe 87 për qind më i madh se në vitin 2014.

Një në katër lekë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm do të shkojnë për “mbrojtjen sociale”. Nga rreth 8.2 miliardë euro në total që përllogaritet buxheti i vitit 2022, rreth 2 miliardë euro do të shkojnë për kategori të cilat kanë nevojë për “dorën e shtetit”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 80 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia me 74 miliardë lekë. Mbi 56 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nuk mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik. Kjo tezë është pranuar edhe nga qeveria. Ndaj Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 52.6 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin dhe sportin rritet në mbi 62 miliardë gjatë 2025-s.

Nga ana tjetër, të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi është gati 22 për qind e totalit, por vitin e ardhshëm sektori do të marrë më pak se 2 për qind të Buxhetit të Shtetit.

Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.3 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.5 miliardë lekë. Pusteci është ndërkohë bashkia që do të marrë më pak para nga buxheti i vitit të ardhshëm, vetëm 108 milionë lekë, ndjekur nga Libohova, Konispoli, Këlcyra dhe Dropulli.

Çdo fund viti, pyetjet më të mëdha që ngrihen mbi ‘Buxhetin e Shtetit’, janë se ku do të shkojnë taksat, çfarë projektesh të reja do hapen, a do rriten rrogat apo pensione? Buxheti është dokumenti më i rëndësishëm publik i vendit, që projekton objektivat e zhvillimit në plane vjetore shpenzimi bazuar në të ardhurat që pritet të mblidhen nga bizneset dhe individët. Tashmë ai do të jetë në duart e Presidentit për të marrë dekretimin e hyrjes në fuqi nga 1 janari i viti të ardhshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

Balluku: Lufta kundër Portit të ri është luftë kundër interesit strategjik të Shqipërisë

Para

Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

Para
Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

nga Fast News
18:11 | 04/03/2026
0

Recent News

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026
Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

09:30 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora