• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Jo më cash në gjthcka, propozohet një tavan 700 euro për pagesat në dorë

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Jo më cash në gjthcka, propozohet një tavan 700 euro për pagesat në dorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët mund të paguajnë “cash” të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo. Duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Europian, Shoqata e Bankave rekomandon vendosjen e një tavani për pagesat “cash”, në vlerën e jo më shumë se 700 eurove.

“Nisma që ka të bëjë me formalizimin e pagesave është e mirëpritur, por duhet të jetë e mirë-menduar. Ka ardhur realisht koha që edhe ne të bëjmë si vendet e tjera”, u shpreh Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave.

Në ekonominë shqiptare qarkullojnë aktualisht rreth 1,63 trilionë lekë, nga të cilat mbi 400 miliardë apo gati 24% e totalit, jashtë sistemit bankar. Ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se caktimi i këtij tavani nga njëra anë do të ulte sasinë e parave jashtë bankave e nga tjetra do të ndihmonte qytetarët në veçanti dhe ekonominë në përgjithësi.

“Përfitimet janë në drejtim të sigurisë, po ashtu edhe të uljes së informalitetit. Gjithashtu, rritet konkurrenca e ndershme dhe eliminohet korrupsioni”, shtoi Feri.

Me gjithë përparimin në drejtim të pagesave digjitale, Shqipëria mbetet pas vendeve të tjera të rajonit. Një raport i fundit i Bankës Botërore tregoi se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale: “Kjo kryesisht si pasojë e problemeve infrastrukturore, por edhe kostove relativisht të larta që kemi ne në Shqipëri”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Maqedonia e Veriut është një prej vendeve që ka miratuar një normë tavan prej 500 eurosh për pagesat në dorë. Aktualisht, legjislacioni shqiptar përmban kufizimin për pagesat “cash” vetëm për bizneset të cilat janë të fiksuara në maksimalisht 150 mijë lekë,/A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Jeff Bezos tregon si paga e ulët i krijoi pasuri të madhe

Para

Shqipëria pa bujqësi! Tkurret prodhimi dhe pesha e sektorit në ekonomi

Para
Shqipëria pa bujqësi! Tkurret prodhimi dhe pesha e sektorit në ekonomi

Shqipëria pa bujqësi! Tkurret prodhimi dhe pesha e sektorit në ekonomi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar