• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Bonusi i pranverës në të gjitha vitet”, Rama: Ajo që bëri Saliu me pensionet e njëjtë me piramidat, mos i falni shkaktarët

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
“Bonusi i pranverës në të gjitha vitet”, Rama: Ajo që bëri Saliu me pensionet e njëjtë me piramidat, mos i falni shkaktarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bonusi i pranverës do të bëhet në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin. Këtë njoftoi kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, duke folur për një reformë të re të pensioneve.

“Jemi në kushtet ku për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistëve për fundivit që ishte totalisht i pamendueshëm disa vite më parë. Diskutimi është shumë, është pak. Nuk është asnjëherë shumë për kategoritë, për pensionistët jo e jo. 100 milionë euro bonus i fundvitit është që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar nga një barrë e viteve të rritjes ekonomike që pensionistët nuk i kemi përfshirë dot në këtë rritje. Dhe fakti që kemi mundësi të vendosim një bonus të pranverës që do ta bëjmë në të gjithë vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin, është shumë domethënës”.



Duke akuzuar qeveritë paraardhëse, Rama tha se ajo që është bërë me pensionet është e nëjtë me piramidat dhe njoftoi reformë të re pensionesh me ekspertë ndërkombëtare për të zbutur sipas tij këtë padrejtësinë historike me pensionet.

“Përtej kësaj jemi në një proces pune me partnerët e ekspertët ndërkombëtarë për një reformë të re të pensioneve. Jemi në kushtet kur kemi faktikisht sot dhe kushdo më pyeste lëri të gjitha gjej vetëm një pasqyrë ku të shohë, çfarë ka qenë ç’është, ç’do bëhet me qeverisjen e Shqipërisë, do t’i jepja pensionistit, do ti jepja një grup për vite më të madh pensionishtësh që dalin në pension pas viti të reformës sonë në 2014 dhe grupin e pensionistëve që kanë dalë para 2014 dhe do t’i tregoja pensionin për të njëjtën punë dhe të njëjtat vite pune.

Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë shkatërroi me themel sistemin demokratik të pensioneve, shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë, duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore. Me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë gjithë jetën nuk ngjiteshe mbi atë tavan dhe me një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40-45 vjeç kur u shkatërrua struktura e vjetër e sistemit të kaluar dhe nuk u bë asgjë për të krijuar një sistem të ri.

Sot i kërkohet qeverisë pse ka disbalancë mes pensioneve. Përgjigja është e rëndë, por e thjeshte: nëse qeveria do t’i trajtojë si detyrim që financohet nga taksat ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri e Saliu nuk do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë.

Dy gjëra ka; e para ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe që shohin kolegë të tyre që vetëm pse kanë dalë në pension pas 2014 duhet të mos ia falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve jam gati tua jap por besoj që e dinë. Reforma që po bëjmë duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Ajo që është bërë me pensionistët nga pikëpamja e padrejtësisë e pabesisë është shumë e ngjashme me atë që është bërë me piramidat, me të gjithë ata që janë viktima”.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 shprehje frymëzuese nga 2024 për t’ju ndihmuar të motivoheni në 2025

Para

Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?

Para
Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?

Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar