Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bonusi i fundvitit sipas masës së pensionit, ja cilët përfitojnë

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Bonusi i fundvitit sipas masës së pensionit, ja cilët përfitojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Qeveria ka rishikuar buxhetin, duke shpërndarë një pjesë të të ardhurave të krijuara si suficit tek shtresat më vulnerabël. Paralelisht është përcaktuar edhe masa e bonusit që do të marrin në pranverë pensionistët.

Përveç bonusit të fundvitit, të shpërndarë tashmë, të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus.

Nga rishikimi i fundit që iu bë buxhetit, i treti për këtë vit, qeveria do të japë ndihmë financiare edhe për shtresat vulnerabël.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një bonus prej 15 mijë lekësh do të shkojë për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Në total, fondi për këtë kategori arrin në 2.2 miliardë lekë. Ndërkohë që një fond shtesë prej 1.4 miliardë lekë do të jepet edhe për fermerët, si dhe 1.6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Por sa të mjaftueshme janë këto fonde për të përballuar rritjen e çmimeve? Kjo duke pasur parasysh se për shtresat vulnerabël, si pensionistët apo familjet me të ardhura të ulëta, shpenzimet për ushqime zënë mbi 60% të buxhetit mujor.

Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve tek produktet ushqimore në vitin e fundit ka qenë thuajse dyfish më e lartë se inflacioni i përgjithshëm. Kështu, në nëntor, që është edhe statistika e fundit zyrtare, inflacioni i produkteve ushqimore ishte 3.2% nga 2% që ishte inflacioni i përgjithshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

8 zakone festash që ju krijojnë ankth pa e kuptuar

Para

Filmat më të famshëm të Krishtlindjeve që mund t’i shihni në këto ditë festash

Para
Filmat më të famshëm të Krishtlindjeve që mund t’i shihni në këto ditë festash

Filmat më të famshëm të Krishtlindjeve që mund t’i shihni në këto ditë festash

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

nga Fast News
15:29 | 23/06/2026
0

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

nga Fast News
14:59 | 23/06/2026
0

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

nga Fast News
14:56 | 23/06/2026
0

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

nga Fast News
16:40 | 22/06/2026
0

Recent News

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

15:29 | 23/06/2026
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

14:59 | 23/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora