• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, guvernatori: Integrimi në BE na vë përpara sprova të mëdha

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, guvernatori: Integrimi në BE na vë përpara sprova të mëdha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sistemi bankar mund t’i japë një tjetër hov këtij procesi. Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet institucionalisht dhe ekonomikisht.

“Procesi i integrimit ofron sfida dhe oportunitete po aq serioze për sektorin tonë bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian. Industria jonë bankare duhet të ndërgjegjësohet për pasojat që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit, duke marrë në kohë masat për përballimin e saj”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.



“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të politikës negociuese dhe financave të vendit.

“Roli ynë është ai i “gjuetarit të mundësive”. Ne duhet të krijojmë mundësi dhe përfitime praktike, reale, për qytetarët dhe bizneset tona. Ky është rasti me SEPA, zonën unike të pagesave në Euro, përfitimet e të cilës drejtpërdrejt për qytetarët dhe bizneset janë domethënëse”, tha Majlinda Dhuka,  ministre e Shtetit dhe Kryenegociator.

“Integrimi evropian na ve përpara një sërë detyrash që ne duhet t’iu përqasemi me standarde të caktuara. Për këtë bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm veçanërisht në drejtim të digjitalizimit.”, tha Petrit Malaj,  ministër i Financave.

Me rrugën ende të gjatë para drejt anëtarësimit, theksi vihet veçanërisht te individi si kapitali më i çmuar i Shqipërisë.

“Ndërkohë që duhet të nxisim medoemos rritjen ekonomike përmes transformimit dhe modernizimit të ekonomisë, përmes rritjes së kapitalit njerëzor, përmes rritjes së produktivitetit”, u shpreh Eduard Shalsi, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Me qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve, Banka Qendrore në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave zhvilluan konferencën vjetore “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”. Në të morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë si dhe zyrtarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe ajo për Rindërtim dhe Zhvillim.

Etiketa: aktualitet
Pas

E tatëpjeta pa frena e valutave, euro zbret në 98.1 lekë

Para

Çelet “Panairi i 27 i Librit”. Tituj të ndryshëm nga 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit

Para
Çelet “Panairi i 27 i Librit”. Tituj të ndryshëm nga 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit

Çelet “Panairi i 27 i Librit”. Tituj të ndryshëm nga 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar