• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Safety Gala Albania 2024/ “Vizioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia”

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Safety Gala Albania 2024/ “Vizioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

SAFETY GALA ALBANIA 2024 bëri bashkë profesionistë të shëndetit dhe sigurisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ekspertë të industrisë nga sektorë të ndryshëm për t’u përfshirë në diskutime mbi për përmirësimin e standardeve të sigurisë në vendin e punës.

Veprimtaria, e cila tërhoqi një audiencë të larmishme nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, u fokusua në temën “Visioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia”. Kjo temë eksploroi ndërthurjen e faktorëve njerëzorë, inovacionit teknologjik dhe kulturës së sigurisë, me theksin se si këta elementë mund të bashkëveprojnë për të krijuar mjedise pune më të sigurta dhe më të shëndetshme.

Organizuar nga Engineering & Risk Management Consultants SH.P.K. (ERMC), një lider në fushën e Menaxhimit të Mjedisit dhe Shëndetit e Sigurisë në Punë, eventi u zhvillua nën kujdesin e Ministrisë të Industrisë dhe Energjisë, si dhe me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri.

Eventi pati pjesëmarrje aktive nga një gamë e gjerë industrish, përfshirë Telekomunikacionin, Naftën dhe Gazin, Sektorin e Energjisë, Ndërtimin, prodhimin e Çimentos, Minierat dhe të tjerë. Të pranishëm ishin pjesëmarrës nga Shqipëria, Greqia, Italia, Spanja, Kosova dhe Britania e Madhe. Ky diversitet krijoi një mjedis të pasur për shkëmbimin e përvojave, zgjidhjeve inovative dhe praktikave më të mira.

Në aktivitet morën pjesë folës të profilit të lartë nga institucionet vendore si , Drejtoria a Mardhenieve të Punës dhe Shendetit e Sigurisë, Inspektorati i Punës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Rrugor, perfaqesues te institucioneve nderkombëtare si EBRD, dhe kompanitë lider në industri si TAP, VODAFONE, VOLTALIA, SIRUS Fleet Engineering, Statkraft – Devoll Hydropower , të cilët diskutuan përvojat dhe ekspertizën e tyre në Shëndetin dhe Sigurinë në Punë dhe se si ata integrojnë kulturën e sigurisë në operacionet e tyre.

Diskutimet ndanë me audiencën njohuri të vlefshme për të ardhmen e sigurisë në vendin e punës dhe rolin e teknologjisë në formimin e kushteve më të sigurta të punës.

Safety Gala Albania 2024 nënvizoi me sukses rëndësinë e kombinimit të ekspertizës njerëzore me përparimet teknologjike për të hartuar një të ardhme më të sigurt. Veprimtaria theksoi nevojën për edukim dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm për të krijuar një kulturë në vendin e punës ku siguria dhe mirëqenia janë parësore.

U ripohua edhe njëherë roli i bashkëpunimit midis aktorëve të industrisë, enteve qeveritare dhe organizatave në nxitjen e mjediseve më të sigurta dhe më të shëndetshme të punës për të gjithë.

Etiketa: aktualitet
Pas

8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit. Kush po zbrazet dhe kush po shtohet

Para

Vendimi i Bashkisë së Tiranës: Pensionistët udhëtim falas në urbanë, nuk rritet çmimi për të tjerët

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar