• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e qëndrueshme ekonomike, domosdoshmëri për integrimin në BE

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Rritja e qëndrueshme ekonomike, domosdoshmëri për integrimin në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka nisur tashmë negocimin e grup-kapitujve të parë për integrimin e vendit si anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Një rrugëtim që do të shoqërohet me tranformimin rrënjësor dhe pozitiv të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.

Por tashmë është e qartë për të gjithë aktorët: institucionet publike, biznesin, shoqërinë civile etj se integrimi nuk mund të vijë pa integrimin ekonomik. E për këtë të fundit, duket që rritja e ekonomisë të jetë e qendrueshme.



Diskutimi i strategjive për promovimin e praktikave për rritjen e qëndrueshme ekonomike ishin në fokus të aktivitetit “Rritja e qëndrueshme ekonomike në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe në Shqipëri”. Një event i rëndësishëm, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Presidencës  Shqiptare të “Nismës së Evropës Qendrore” (CEI) dhe “Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”.

Një aktivitet që bëri bashkë të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e integrimit, si drejtues të institucioneve shtetërore në rolin e politikbërësve, përfaqësues nga komuniteti i biznesit, përfaqësues të shteteve të “Nismës së Evropës Qendrore”, përfaqësues të shteteve pjesë të “Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, përfaqësues të nderuar të ambasadave të këtyre shteteve në Shqipëri etj.

Pas fjalëve përshëndetëse nga zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama; nga kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Mucostepa; nga zv.sekretarja e Përgjithshme e CEI, Zsuzsanna Kiraly; nga koordinatorja Kombëtare Shqiptare për “Nismën e Evropës Qendrore” (CEI) dhe “Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (SEECP), Antonela Dhimolea dhe nga përfaqësuesja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Jona Hadëri, eventi vijoi me dy panele teknike.

Në sesionin e parë u trajtua cështja e vlerësimit afatgjatë të integrimit në BE dhe ndërlidhjen me instrumentat e tregut të përbashkët rajonal dhe planit të ri të rritjes. Panelistët diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve, jo vetëm atyre të rajonit, por edhe shteteve që e kanë përshkruar tashmë rrugën e integrimit për të lehtësuar procesin.

Informacion i detajuar u dha lidhur me masat që po merren nga qeveria shqiptare dhe institucionet publike të angazhuara në procesin e integrimit për përshtatjen e legjislacionit, forcimin e institucioneve, integrimin në tregun e përbashkët rajonal dhe punës për të përfituar nga plani i rritjes së Bashkimit Europian, ku Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliard euro.

Në këtë panel referuan zoti Kevin Bufi, këshilltar i kryeministrit; Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve; Jona Hadëri, përfaqësuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal; Anxhela Bushati, Drejtore e Politikave të Promovimit të Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Alketa Vejseli, Drejtore në Drejtorinë e Çështjeve të Tregtisë së Jashtme në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Blerina Raça, Menaxhere e projektit GIZ “Mbështetje për Negociatat e Anëtarësimit në Kapitujt Ekonomikë të Acquis (SANECA).

Në këtë sesion ishin të ftuar edhe Daniel Hinšt, shefi i Divizionit për Shërbime në Tregun e Brendshëm në Ministrinë Kroate të Ekonomisë, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e Kroacise ne bashkepunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian, si dhe Anna Pochëała, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë e Republikës së Polonisë, e cila solli eksperiencën e Polonisë.

Sesioni i dytë u përqëndrua tek diskutimi i strategjive për promovimin e praktikave të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm (praktikat më të mira midis politikëbërësve, bizneseve, dhomave të tregtisë dhe organizatave të biznesit). Në këtë panel referuan Anxhela Bushati, Drejtore e Politikave të Promovimit të Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Loritan Prespa, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës; Florensa Haxhi, nga Korporata Shqiptare e Investimeve; Koli Sinjari, drejtor ekzekutiv i Biznes Albania dhe Irina Kausch, Menaxhere e projektit GIZ ProSEED/EU4Innovation.

Në këtë sesion u diskutua për rritjen e qendrueshme ekonomike dhe bashkëpunimin mes institucioneve publike dhe biznesit, si dy aktorë të rëndësishëm në procesin e integrimit.

Kjo pasi zhvillimi i qendrueshëm i ekonomisë është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe është një proces që bëhet më i lehtë nëse bashkëpunohet me të gjitha vendet, në rajon dhe më gjerë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rregulli i thjeshtë për t’u pasuruar: Duhet shpenzuar më pak sesa fitoni

Para

Frikërat që mbajnë zgjuar sipërmarrësit e rinj

Para
Frikërat që mbajnë zgjuar sipërmarrësit e rinj

Frikërat që mbajnë zgjuar sipërmarrësit e rinj

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar