• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Më shumë për qejf dhe pak për biznes, ja për cfarë dhe si udhëtojnë shqiptarë

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Më shumë për qejf dhe pak për biznes, ja për cfarë dhe si udhëtojnë shqiptarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët udhëtojnë më shumë për qejf dhe më pak për biznes. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konstatojnë se në vitin 2023, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.399.859. Ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022.

“Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,5 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2.5 % të tyre. Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: gusht 14.9 %; dhjetor 11.9 %; korrik 11.5 % dhe  qershor 10.4 %”, theksohet në raportin e INSTAT.



Nëse do të analizojmë disa karakteristika kryesore të udhëtimeve, përqëndrimin më të lartë në Shqipëri e shënojnë udhëtimet për qëllime personale (3.4 milion) dhe jashtë vendit ato për qëllime biznesi (60 mijë).

Pushime dhe kohë e lirë” përbën qëllimin më kryesor të udhëtimeve të kryera si në Shqipëri (49,4%) ashtu dhe jashtë saj (47,2%). Udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”, kanë shënuar rritjen më të lartë me rreth 5,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.

Në vitin 2023, përqindjet më të larta të udhëtimeve, brenda (22,9%) dhe jashtë Shqipërisë (30,4%), janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,14 netë. Vlerat më të larta të shumës së netëve të qëndrimit (në milion) janë regjistruar në muajt gusht, korrik, janar dhe qershor.

Udhëtimet sipas qëllimit

Karakteristikë e këtij viti është rritja më e lartë vjetore e shënuar për udhëtimet për qëllime personale (30,6%) dhe biznesi jashtë Shqipërisë (53,6%).

Në 2023, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” kanë kohëzgjatje të shkurtër, brenda dhe jashtë vendit, përkatësisht me (58,3 %) dhe (60,7 %). Udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (90,7 %) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (86,3%). Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër, në Shqipëri (79,3 %) dhe të gjatë jashtë saj (64,0 %).

Udhëtimet sipas destinacioneve

Në vitin 2023, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (18,2 %), Vlorë (14,5 %), Korçë (11,7 %) dhe Durrës (9,7 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (7,7 %), Itali (6,3 %) dhe shtete të tjera (Spanjë, Angli, etj.) (2,4 %).

Shpërndarja e udhëtimeve, sipas llojit të akomodimit

Lloji më i shpeshtë i akomodimit në vitin 2023, është “të qëndruarit tek të afërmit ose miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “ambiente akomodimi me qira” apo “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Në vitin 2023, vërehet një rritje për përdorimin e formave alternative të akomodimit (si kamping, llixha dhe shtëpi pushimi), krahasuar me vitin 2022.

Udhëtimet sipas llojit të transportit

Rreth 3,88 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 88,1 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor me 1,8 pikë përqindje.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përshtateni orarin e punës që të jeni më produktivë

Para

25 gjëra për jetën, që shpesh i mësojmë me vonesë

Para
25 gjëra për jetën, që shpesh i mësojmë me vonesë

25 gjëra për jetën, që shpesh i mësojmë me vonesë

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar