• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kryebashkiakja e Durrësit i rrit rrogën vetes me 100 mijë lekë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Kryebashkiakja e Durrësit i rrit rrogën vetes me 100 mijë lekë

Emiriana Sako

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka rritur pagën e saj me 56,7 %, duke e çuar atë nga 1 milion e 850 mijë lekë në 2 milion e 900 mijë lekë të vjetra në muaj. Rritje me 40,6 % u bë edhe për tre zv.kryetarët e saj, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët që nga data 1 shtator, sipas vendimit, do të paguhen 2 milion e 250 mijë lekë të vjetra, nga 1 milion e 600 mijë lekë që merrnin më parë. Ndërkohë, me 55,6 % është rritur paga për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.

Në përqindje të njëjtë me pagën e kryetares së bashkisë është rritur edhe pagesa mujore për këshilltarët bashkiakë, nga 185 mijë lekë të vjetra në 290 mijë lekë. Për drejtorët e drejtorive, rritja është në masën 55 %, raporton A2. Rritjen më të madhe e ka përfituar drejtuesja e kabinetit me 86,7 %, si dhe këshilltari i kryetares së bashkisë dhe zëdhënësi i institucionit me 90.8 % rritje, duke u ngritur në nivelin e drejtorit të drejtorisë. Rritjet në nivelet e tjera variojnë, por jo në të njëjtin nivel. Për specialistët në aparatin e bashkisë, rritja është 14.3%.

Ndërkaq për strukturat në varësi të bashkisë që kanë funksione ligjzbatuese dhe shërbimesh rritja për inspektorë dhe specialistë është më e ulët.

Për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit paga rritet me 49,4 %, ndërsa për vartësit e tij vetëm 7 %, ose 50 mijë lekë më shumë se deri tani.

Diferenca më të vogla ka dhe në sektorë të tjerë si Tregu Agro-Bujqësor dhe Qendra Ekonomike e Arsimit, ndërsa për specialistët e sektorit mbështetës të stacionit zjarrfikës nuk do të ketë rritje page.

Po ashtu kritike është rritja e pagave mujore për magazinierë, shoferë, roje, pastrues dhe punonjës të tjerë administrativë, paga e të cilëve varionte nga 400 mijë-470 mijë lekë të vjetra në muaj dhe tani unifikohet në 470 mijë për të gjithë.

Rritja e pagave në nivele të ndryshme të administratës bashkiake në Durrës ka thelluar kontrastin mes të zgjedhurve, funksionarëve të lartë dhe punonjësve të shërbimeve bazë, duke nxitur debat mbi përparësitë e vendimmarrjes, veçanërisht në kohë krizash si ajo e mbetjeve toksike në port, ndërsa këshilltarët e opozitës nuk kanë pritshmëri nga institucioni i prefektit të qarkut./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Para

Diaspora përtej votës, pse janë të rëndësishëm emigrantët për ekonominë?

Para
Diaspora përtej votës, pse janë të rëndësishëm emigrantët për ekonominë?

Diaspora përtej votës, pse janë të rëndësishëm emigrantët për ekonominë?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar