• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

E tatëpjeta pa frena e valutave, euro zbret në 98.1 lekë

nga Fast News
6 months më parë
në Finance
0
E tatëpjeta pa frena e valutave, euro zbret në 98.1 lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Euro ka hyrë në një cikël të fortë rënës që vijon tashmë prej shumë kohësh. Javët e fundit e tatëpjeta e monedhës europiane është bërë edhe më e dukshme, pavarësisht se nuk ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe asgjë nuk ka ndodhur në ekonomi për një lëvizje të tillë. Rrjedhimisht pikëpyetjet mbi atë cfarë po ndodh me tregun e këmbimit bëhen edhe më të forta.



Euro ka zbritur sot në 98.1 lekë, nivel i pashënuar më parë. Sic duket edhe nga grafiku, monedha europiane ka rënë nga niveli 127.5 në vitin 2018 në 108.7 lekë vitin e kaluar dhe për të shënuar minimume të reja historike këtë vit.

Rënia kaq e fortë është pasojë e shtimit të sasisë së euros në qarkullim, nga burimet formale si prurjet e turistëve, investimet e huaja dhe remitancat, por edhe nga kanalet informale. E një situatë e tillë ndikon jo pak aktivitetin ekonomik të vendit dhe financat e një pjese të mirë të qytetarëve.

Kjo pasi sot, gjysma e ekonomisë sonë është e eurozizuar. Thënë ndryshe, 50% përdorin euron si monedhë në pagesa, pavarësisht se monedha zyrtare është leku.

Por cilët janë sektorët ku euro përdoret masivisht?

Sektori financiar kryeson, ku rreth 60% e depozitave janë në monedhën europiane dhe thuajse 40% e kredive merren po në euro. Tregu i pasurive të patundshme zhvillohet i tëri në euro, si në rastin e shitjes së pronave, ashtu edhe të dhënies me qera. Turizmi gjithashtu, pjesën dërrmuese të pagesave i kryen në euro, ndërsa vitet e fundit, edhe sektori i shërbimeve po përdore euron si monedhë. Ne blejmë në dyqane në euro, e përdorim në ristorante, madje edhe në pikat e karburanteve.

Përballë një situatë të tillë dhe përdorimit masivisht të euros në ekonominë shqiptare, cilat janë risqet?

Rreziku kryesor është ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, ku më të goditurit kanë qënë eksportuesit dhe të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, si familjet që marrin remitanca. Risku i dytë është mungesa e transferimit të efekteve të politikës monetare, si në rastin e krizës së inflacionit, që sapo kaluam. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë ndikojnë vetëm gjysmën e ekonomisë që operon me lekun, duke lënë jashtë cdo impakti pjesën tjetër që përdor euron.

Etiketa: aktualitet
Pas

Projekti pilot i Bashkisë së Tiranës/ Tezga të reja, ja sa do të kushtojnë?

Para

Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, guvernatori: Integrimi në BE na vë përpara sprova të mëdha

Para
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, guvernatori: Integrimi në BE na vë përpara sprova të mëdha

Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, guvernatori: Integrimi në BE na vë përpara sprova të mëdha

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar