• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Antiinformaliteti, 9 mijë biznese rrisin pagat – Të ardhurat shtohen me 13 mln euro. Mbi 37 mijë subjekte të tjera në shënjestër

nga Fast News
7 months më parë
në Të gjitha
0
Antiinformaliteti, 9 mijë biznese rrisin pagat – Të ardhurat shtohen me 13 mln euro. Mbi 37 mijë subjekte të tjera në shënjestër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga nisja e aksionit antiinformalitet, afro 9 mijë biznese në vend kanë reaguar duke rritur deklarimin e pagave për punonjësit e tyre. Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm  130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.

Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listëpagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator.





Pas këtij njoftimi për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, Administrata Tatimore analizoi mbi bazën e riskut të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit, që kanë reflektuar dhe tatimpaguesit me riskun e mosdeklarimit real të pagave.

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve “si rezultatet i kësaj fushate, 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh”.

Gjithashtu për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar.

Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listëpagesave të deklaruar në muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.

Për këto 37.331 tatimpagues, DPT ka dërguar një tjetër njoftim, këtë herë të personalizuar, për ti dhënë bizneseve mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli sipas ligjeve në fuqi./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Firmat gjermane testuan javën e punës 4-ditore. Cili është rezultati?

Para

Rrugët me pagesë, por të ndërtuara nga buxheti? Qeveria krijon Entin që do t’i monitorojë

Para
Rrugët me pagesë, por të ndërtuara nga buxheti? Qeveria krijon Entin që do t’i monitorojë

Rrugët me pagesë, por të ndërtuara nga buxheti? Qeveria krijon Entin që do t’i monitorojë

Të Gjitha

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

nga Fast News
16:56 | 03/06/2025
0

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

nga Fast News
16:52 | 03/06/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
09:30 | 03/06/2025
0

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

nga Fast News
09:00 | 03/06/2025
0

Recent News

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

16:56 | 03/06/2025
Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

16:52 | 03/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar