• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit. Kush po zbrazet dhe kush po shtohet

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit. Kush po zbrazet dhe kush po shtohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni duke bërë që disa qarqe të pësojnë tkurrje të konsiderueshme në numrin e familjeve.

Pas krahasimit të të dhënave të Censit të vitit 2011 me ato të regjistuara nga Cens 2023 shohim se 8 qarqe të vendit janë përballur me zbrazje. Në 8 qarqet e vendit në total, përgjatë një dekadë, regjistrohen rreth 22,900 familje më pak. Pra, sipas përllogaritjeve rezulton se në një vit u larguan mesatarisht 2,300 familje.



“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cili qark e ka përjetuar më shumë valën e migracionit dhe emigracionit në vend. Sipas të dhënave, Dibra ka përjetuar një tkurrje prej 15%, duke humbur kështu rreth 4,445 familje.

Shkodra gjithashtu ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të familjeve në 10 vitet e fundit. Sot, në Shkodër janë 10.5% ose 5,750 familje më pak se në vitin 2011, duke u renditur kështu si ndër qarqet me tkurrjen më të madhe në vlerë absolute.

Nga ana tjetër, Korça ka pësuar një pakësim prej 7.13% të numrit të familjeve. Në të njëjtën kohë, Kukësi dhe Lezha janë në një situatë të ngjashme lidhur me shifrat e largimit të familjeve. Në këto qarqe sot numërohen 6.31% dhe 5.16% më pak familje respektivisht.

Përkundrejt kësaj prirjeje të përgjithshme tkurrjeje, disa qarqe si Gjirokastra dhe Fieri kanë ruajtur një nivel të qëndrueshëm të numrit të  familjeve. Ndryshimi në Fier është minimal, me një rënie prej vetëm 0.8%, ndërsa Gjirokastra ka parë një rritje të lehtë prej 2.22%, e cila mund të lidhet me përpjekjet për të zhvilluar turizmin.

Të njëjtën tendencë rritëse reflektojnë edhe 3 qarqe të tjera të vendit si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Konkretisht, ndër qarqet që kanë përjetuar rritje të numrit të familjeve, Tirana kryeson me një shtesë prej më shumë se 51,000 familjesh ose 26.12%. Këto shifra theksojnë se migrimi nga zonat rurale drejt Tiranës ka qenë një prirje e pandalshme dhe se kryeqyteti mbetet qendra kryesore e tërheqjes për shqiptarët që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike, punësimi dhe arsimimi.

Një tjetër qark që ka shënuar një rritje të moderuar është Vlora, e cila sot numëron rreth 2,952 familje më shumë. Në vlerë nominale themi se ndryshimi i numrit të familjeve në një dekadë është 5.79%. Zhvillimi i industrisë së turizmit dhe afërsia me detin mund të kenë ndikuar pozitivisht në tërheqjen e banorëve të rinj, si dhe në ruajtjen e familjeve ekzistuese. Po ashtu, Durrësi ka parë një rritje prej 2.99%. Sipas Cens 2023, sot Durrësi ka rreth 2,000 familje më shumë se në vitin 2011-të./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Ora e dhënë heroit të Titanikut shitet për 1.5 milionë funte

Para

Safety Gala Albania 2024/ “Vizioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia”

Para
Safety Gala Albania 2024/ “Vizioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia”

Safety Gala Albania 2024/ "Vizioni i së ardhmes: Dimensioni njerëzor, siguria dhe teknologjia"

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar