• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ulja e papunësisë/ Ekonomia po përballet me krizë të burimeve njerëzore

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Ulja e papunësisë/ Ekonomia po përballet me krizë të burimeve njerëzore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Shqipëria po përjeton mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, e cila ka vendosur në vështirësi serioze jo vetëm privatin, por edhe shtetin. Zyrtaisht janë 5200 vende të lira punë të shpallura, por nevojat në treg janë shumë më të larta. Kjo



Të dhënat zyrtare flasin për rënie të papunësisë në vend, tregues që në fund të vitit të kaluar zbriti në 10.7%, niveli më i ulët i viteve të fundit.

Por sa të papunë ka aktualisht në Shqipëri? Të paktën zyrtarisht rezultojnë mbi 158 mijë persona pa një vend pune, nga të cilët 52.7% janë meshkujt dhe 47.3% janë gra.

Por a tregon kjo shifër numrin real të të papunëve në Shqipëri?

Në fakt jo dhe kjo për tre arsye qe nuk janë marrë parasysh në shifrën zyrtare të INSTAT: E para pakësimi i popullsisë nga emigrimi bën që në vend të ketë më pak të papunë dhe rrjedhimisht, papunësia të bjerë. E dyta, jo të gjithë të papunët i drejtohen zyrave të punësimit për t’u regjistruar. Kjo do të thotë se kemi një papunësi informale, e cila nuk llogaritet.  Faktori i tretë është gjendja me fshatin. Sipas ligjit, cdo person që jeton në fshat dhe zotëron një ngastër toke quhet i vetëpunësuar, pavarësisht nësë e punon atë apo nxjerr të ardhura prej saj.

Si manifestohet mungesa e punëtorëve në treg dhe cilat janë ato industri që e ndjejnë më shumë? Thuajse të gjitha degët e ekonomisë po përballen me krizën e burimeve njerëzore. më problematike është situata në sektorët e turizmit; shërbimeve; prodhimit; bujqësisë dhe ndërtimit.

Hemoragjia e burimeve njerëzore nga vendi drejt perendimit duket sikur ka përmirësuar disa nga kushtet për ata që mbeten.

Niveli i pagave është rritur, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Të dhënat tregojnë se pagat më të larta janë në shtet. Paga mesatare në administratë ka arritur këtë vit në në rreth 86 mijë lekë, ndërsa ajo në mbi 70 mijë lekë.

Por pavarësisht rritjes së pagave apo kërkesave të vazhdueshme të tregut për fuqi punëtore, ka një pjesë të popullsisë që nuk duan të punojnë dhe kjo quhet papunësia inaktive dhe që llogaritet sipas të dhënave të INSTAT-it në rreth 410 mijë persona.

Etiketa: aktualitet
Pas

11 zakone të vogla që njerëzit e suksesshëm praktikojnë çdo ditë

Para

Nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Para
Nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar