• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Si do të ndryshojë pagesa për siguracionin e automjeteve? Qartësohet rregullorja

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Si do të ndryshojë pagesa për siguracionin e automjeteve? Qartësohet rregullorja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm në fuqi do të hyjë sistemi bonus-malus në sigurimin e automjeteve.

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi ka treguar se sistemi bonus malus do të zbatohet në bazë të 7 elementeve të riskut. Një ndër rregullat e këtij sistemi parashikon që nëse makinën ia lë dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit të automjetit, por edhe pronarit e mjetit.





“Aktualisht kjo rregullore ka përfshirë 7 faktor rreziku, në vendet e tjera përfshin më shumë. Për këto faktor kemi të dhëna të disponueshme dhe do të kemi një proces sa më pak në letër. Do ndikojnë drejtpërdrejt në primin e sigurimit”.

“Përveç historikut elementet janë fuqia motorike e mjeteve, mosha e të siguruarit. 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjeteve. Qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit”, shprehet Kaçi.  Në primin e sigurimit do të merren parasysh edhe aksidentet apo sjelljet e gabuara të shoferit me automjet. Sipas drejtueses së AMF ekziston tashmë një databazë e ngritur për këtë punë.

Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet. Sigurohet nga shoqëritë e sigurimit dhe mbahet në autoritet.

“Primi i diferencuar në bazë të rrezikut që mbart çdo i siguruar. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërsa për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”, u shpreh kreu i AMF-së.

Por a do të tarifohen më shumë të rinjtë e të moshuarit në automjet, automjetet e vjetra apo edhe ata të cilët përdorin mjetin e familjes, të afërmit etj?

“Do ketë ndryshime për makinat e vjetra me rritje të tarifës mund të jenë shkak për aksidentet dhe një I moshuar si ka cilësitë e moshës mesatare. Dhe historiku i të rinjve.”

Një familje ka një makinë dhe e ngasin të gjithë si do të veprohet me këtë sistem të ri?

Një i ri që ka një fuqi motorike të madhe të dënohet më shumë.

“Historiku i dëmeve i drejtohet drejtuesit të mjetit. Mosha e të siguruarit është një tipar i drejtuesit do ketë gërshetim të karakteristikave të mjetit. Në rast se një drejtues mjeti ja lë një anëtari të familjes, shokut etj. malusi i shkon të dyve. Tarifimi me malus në policën e ardhshme do të jetë i penalizuar. Bonus malusin do ta ketë 1.”

Sistemi “bonus malus”, i cili përcakton çmimin e siguracionit të automjetit në bazë të historikut të numrit të aksidenteve ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut të 2021-shit, por nuk zbatohet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si do të gjurmohen të punësuarit me paga të nëndeklaruara? – Plani/ Ndryshojnë kriteret e riskut, kontroll sistemit të listëpagesave

Para

20 euro në vit për çdo krevat, “taksë e sheshtë” për apartamentet me qira ditore

Para
20 euro në vit për çdo krevat, “taksë e sheshtë” për apartamentet me qira ditore

20 euro në vit për çdo krevat, "taksë e sheshtë" për apartamentet me qira ditore

Të Gjitha

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Recent News

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025
Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

09:44 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar