• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Shqipëria siguron medaljen e artë në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale

nga Fast News
7 months më parë
në Teknologji
0
Shqipëria siguron medaljen e artë në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blendi Avdolli ka siguruar për Shqipërinë  medaljen e Arit #Goldmedal në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale. Ky është një sukses që i dedikohet talientit dhe punës së Blendit dhe njëkohësisht Albanian ICT Academy. Në Global AI Summit, ata u prezantuan në nivelin më të lartë të teknologjisë në mesin e 90 konkurentëve nga e gjithë bota! Shqipëria ka pasur në këtë rast dy skuadra konkuruese me Blendin dhe Arbenin.

Zgjidhja IA, e prezantuar nga Shqipëria, ishte parashikimi përmes IA i zjarreve në Afrikë. Konkursi u zhvillua në dy ditë. Në ditën e parë, testimi ndalej tek probabiliteti, algoritmika dhe lidhjet logjike, ndërsa në ditën e dytë fokusi ishte tek krijimi i programit.



I gjithë ky rezultat nuk vjen në një ditë. Ai ka studiuar dhe është formuar në programim prej 7 vitesh. Kishte pritshmëri për të marrë një medalje, por jo një medale ari.

Hatixhe Bilibashi vuri në dukje faktin që ndryshe nga shumë kompeticione apo olimpiada, në këtë rast kemi arritur të futemi me një ritëm të shpejtë, të jemi që në herë të parë.

Shqipëria ka pasur në këtë rast dy skuadra konkuruese. Hati thekson se krahas, dy mentoreve aktuale do të jenë mentor të të rinjve në kompeticionet e ardhshme edhe dy konkurentët dinjitozë të këtij viti Blendi dhe Arben.

Olimpiada e Parë Botërore e Inteligjencës Artificiale vjen si bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Inteligjencën Artificiale (IRCAI) nën kujdesin e UNESCO-s dhe Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Etikën e AI (ICAIRE) në Riad dhe organizatave partnere të shteteve anëtare, ku Shqipëria përfaqësohej në Albanian ICT Academy me dy drejtueset dhe mentoret: Hatixhe Bilibashi, Erida Cerro dhe konkurentët: Blendi Avdolli, Arben Kryemadhi

Olimpiada u mbajt në Riad të Arabisë Saudite më 8 deri 12 shtator 2024 me pjesëmarrjen e 90 konkurentëve nga e gjithë bota. Kjo nismë ka synim avancimin në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale, duke përfshirë potencialin e të rinjve nga e gjithë bota.
Ky projekt vjen në kuadër të Sumitit Global të Inteligjencës Artificiale, i cili zhvillohet për herë të tretë dhe gjate këtij viti shtuan në programin e tyre dhe Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale, për t’u kthyer në një traditë të përvitshme si kompeticion.

Sfida
Ishte një sfidë e përbashkët për të gjithë konkurentët, ku për të njëjtën sfidë, zgjidhja algoritmike më e mirë përbënte diferencën për fituesin.
Çdo vit, mijëra zjarre shpërthejnë në të gjithë botën. Disa janë dukuri natyrore, pjesë e një ‘cikli zjarri’ që në fakt mund të ndodhë nga disa ekosisteme të tokës së thatë. Shumë prej tyre janë vendosur qëllimisht, përdoren për të pastruar tokën ose për të përgatitur fusha për mbjellje. Dhe disa janë zjarre pyjore, të cilat mund të përhapen në zona të mëdha dhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Cilado qoftë arsyeja, zjarret lëshojnë sasi të mëdha të CO2 në atmosferë, së bashku me tymin ajo përkeqëson cilësinë e ajrit për ata që jetojnë në drejtimin e erës.

Blendi, theksoi se, “për këtë sfidë, ajo që e dalloi zgjidhjen time ishte niveli i avancuar i programimit algoritmik. Rezultati bazohej tek programi më i mirë, pra, programi me error rate më të ulët merrte më shumë pikë. Ka mënyra të ndryshme se si mund të zgjidhet si problem, por unë përdora mënyrën e trajnimit të një inteligjence artificiale, duke u marrë me algoritmike dhe lexim të dhënash sa më të sakta. Ky është një nivel shumë i avancuar i gjuhës së programimit Python, duke qenë se ishte kriter përdorimi i gjuhës Python”.
Ai u përzgjodh si speaker, si përfaqësues i Shqiqërisë për në Samitin Global të Inteligjencës Artificiale me temën: Udhëheqësit e së Ardhmes lidhur me AI, ku kampionët e Olimpiadës ndanë mendimet e tyre në këtë samit me pjesëmarrjen e kompanive lider në AI./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

8 rregulla që do t’ju ndihmojnë të bëheni milioner

Para

Marrëdhënia ndërmjet demokracisë dhe zhvillimit ekonomik- fitues i çmimit Nobel në Ekonomi 2024

Para
Marrëdhënia ndërmjet demokracisë dhe zhvillimit ekonomik- fitues i çmimit Nobel në Ekonomi 2024

Marrëdhënia ndërmjet demokracisë dhe zhvillimit ekonomik- fitues i çmimit Nobel në Ekonomi 2024

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar