• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

SHIFRAT | Sa marrin pensionistët dhe ku do merren paratë për rritjen e pensioneve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
SHIFRAT | Sa marrin pensionistët dhe ku do merren paratë për rritjen e pensioneve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Një ditë më parë, kryeministri Rama gjatë një takimi me pensionistët premtoi rritjen e pensioneve, teksa deklaroi se paratë do të dalin nga lufta kundër informalitetit. Thënë ndryshe, nga ato biznese që nuk deklarojnë pagat reale dhe si rrjedhim, nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore. Nëpërmjet këtyre pagesave bëhet e mundur edhe dhënia e pensioneve.

Por sa marrin sot pensionistët shqiptarë?

Pensioni mesatar përllogaritet në 15.600 lekë. Por një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq. Bëhet fjalë për të moshuarit e zonave rurale. Sipas të dhënave, pensioni në fshat është vetëm 10,888 lekë dhe ai në qytet 18,615 lekë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për të kuptuar realisht sesa pak pension marrin të moshuarit në Shqipëri, le të bëjmë krahasimin me pagat.

Pensioni mesatar në vend përllogaritet në 15,600 lekë. Ky nivel është sa 39% e pagës minimale dhe 20.7% e pagës mesatare.

Emigrimi masiv dhe i pandalshëm gjatë dekadave të fundit, ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e jetëgjatësisë së të moshuarve, janë faktorët kryesorë që ndikojnë te gremisja graduale e skemës së pensioneve në Shqipëri. Numri i kontribuesve ka ardhur në rënie vitet e fundit, ndërsa numri i përfituesve, thënë ndryshe pensionistëve është rritur.

Aktualisht, kontribuojnë në skemën e pensioneve rreth 826 mijë persona, ndërsa përfitojnë 705 mijë pensionistë.

Raporti kontribuues/përfitues në skemën e pensioneve, një tregues i rëndësishëm që tregon për shëndetin financiar të saj, ka arritur në 1.17. Kjo do të thotë se për çdo përfitues nga skema e pensioneve ka 1.7 kontribues. Kjo normë tregon që ky ekuilibër i brishtë po ulet me shpejtësi drejt raportit 1 me 1, ku numri i kontribuesve barazohet me atë të përfituesve.

Niveli i ulët i pensioneve është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës së vështirë, në të cilën ndodhet skema e pensioneve në Shqipëri. Një skemë deficitare, e cila gjithmonë e më shumë po kërkon mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, duke qenë një barrë e drejtpërdrejtë mbi taksapaguesit shqiptarë.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Mercedez Benz” vijon të mbetet marka më e preferuar e automjeteve tek shqiptarët.

Para

Qeveria ndan mendjen, ministri Gonxhe: Jo më paga në të zezë

Para
Qeveria ndan mendjen, ministri Gonxhe: Jo më paga në të zezë

Qeveria ndan mendjen, ministri Gonxhe: Jo më paga në të zezë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

nga Fast News
09:02 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

nga Fast News
16:54 | 12/01/2026
0

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

nga Fast News
16:47 | 12/01/2026
0

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

Recent News

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

09:02 | 13/01/2026
Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

16:54 | 12/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar