• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Sa u rritën normat e interesit të kredive? BSH: Shlyerja e një kredie për shtëpi po i “kushton” më shtrenjtë qytetarit

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Sa u rritën normat e interesit të kredive? BSH: Shlyerja e një kredie për shtëpi po i “kushton” më shtrenjtë qytetarit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Normat e interesit për kreditë e shtëpive kanë pësuar rritje gjatë muajit gusht, ndërkohë që interesi i kredive konsumatore për individët është shoqëruar me ulje. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, norma e interesit për kreditë me afat shlyerje deri në një vit me qëllim blerjen e një banese arriti në 7.38% në muajin gusht. Nga ana tjetër, kredia për banesa me afat nga 1 deri në 5 vite ishte 7.09%, ndërsa vetëm për huatë me afat mbi 5 vite ka zbritur në 4.52%.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja me afat deri në një vit ka pasur një rritje të normës së interesit me thuajse 34% llogaritur me muajin korrik, ndërsa ajo me afat nga 1 deri në 5 vite është rritur me 22%.

Po për kreditë konsumatore, si kanë ndryshuar interesat?

Në krahasim me kreditë për blerjen e banesave, kreditë konsumatore kanë norma shumë më të larta interesi. Kjo për arsye se rreziku i kredisë konsumatore perceptohet më i lartë. Konkretisht, huatë konsumatore me afat deri në një vit kanë pasur një normë interesi prej 12.19%, ajo me afat shlyerje nga 1 deri në 5 vite mbeti e pandryshuar në 9.96% dhe kredia konsumatore me afat mbi 5 vite zbriti në 8.63%.

Nëse analizojmë historikun e normave të interesit që prej shtatorit të vitit të kaluar, vërejmë se interesi i kredive për blerje banese ka arritur vlerën më të lartë në muajin gusht, duke e bërë më të vështirë shlyerjen e kredisë së shtëpisë nga individët që morën një hua në atë periudhë. Ndërsa për kreditë konsumatore, normat e interesit kanë qenë më të qëndrueshme./Tv Scan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

A janë të dëmshme sobat me gaz? Studimi: Përdorimi i tyre shkakton 40 mijë vdekje në vit

Para

Rrugët e pasigurta, rritet me 42.3% numri i aksidenteve këtë vit

Para
Rrugët e pasigurta, rritet me 42.3% numri i aksidenteve këtë vit

Rrugët e pasigurta, rritet me 42.3% numri i aksidenteve këtë vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
12:00 | 21/01/2026
0

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

nga Fast News
11:20 | 21/01/2026
0

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

nga Fast News
11:16 | 21/01/2026
0

Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua

Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua

nga Fast News
16:45 | 20/01/2026
0

Recent News

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

12:00 | 21/01/2026
Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

11:20 | 21/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar