• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rregullat e reja/ Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara?

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Rregullat e reja/ Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hyjnë në fuqi rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve pa leje të konfiskuara me vendim  të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Referuar vendimit i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, procedura e shitjes së objekteve të konfiskuara  fillon pas miratimit nga Komisioni i Objekteve të Konfiskuara të programit të shitjes, i cili, së bashku me dokumentacionin  shoqërues, përcillet pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës.



Vlera e objektit përcaktohet me ekspertë vlerësues të licencuar të pasurisë së paluajtshme, të  caktuar nga ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore në urdhrin e vlerësimit të objektit të konfiskuar.

Brenda një afati 30 ditor, ekspertët vlerësues, hartojnë raportin  përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes, dhe ia përcjellin ministrisë  përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore. Shitja e objekteve të konfiskuara fillimisht u ofrohet subjekteve, që kanë të drejtën e parablerjes, pronari i truallit ose personat e tretë.  Nëse subjektet nuk  shprehin interes, të drejtën e parablerjes e ka  zhvilluesi/ndërtuesi.

Struktura përgjegjëse për shitjen e pronës pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore njofton me shkrim, për të drejtën e parablerjes, subjektet në lidhje me ushtrimin e kësaj të drejte. Në rastin e pronarit të truallit dhe të  personave të tretë, e drejta e parablerjes realizohet sipas marrëveshjes juridiko-civile të hartuar para noterit, të regjistruar në regjistrat përkatës në  Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit, të vërtetuar me faturë të bankave të nivelit të dytë.

Nëse personat e tretë nuk shfaqin interes për parablerjen, ata kompensohen për vlerën e paguar.Kompensimi paguhet nga fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara.

Pagesa e vlerës së objektit kryhet brenda 30 ditëve nga konfirmimi me shkrim për ushtrimin e së drejtës së parablerjes, në të kundërt subjekti humbet të drejtën e blerjes së objektit të konfiskuar. Në rast se pronarët e truallit, personat e tretë apo zhvilluesi/ndërtuesi nuk ushtron të drejtën e parablerjes, shitja e objekteve të konfiskuara në tejkalim të lejes së ndërtimit do të kryhet në zbatim të kuadrit ligjor për ankandin publik.

Kontrata e kalimit të pronësisë nënshkruhet para noterit, ku për pronarët e truallit dhe personat e tretë, nënshkruhet kontratë për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve; për zhvilluesin/ndërtuesin dhe ndaj blerësve sipas procedurës së ankandit, nënshkruhet kontratë e shitjes.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sektori call center humbet “shkëlqimin”. Ulet numri me 50%, tkurrje edhe numri i punonjësve

Para

Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv

Para
Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv

Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar