• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria “hap thesin” për Forcat e Armatosura, deri në 40.000 lekë shtesë mbi pagën, ja kush përfiton

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Qeveria “hap thesin” për Forcat e Armatosura, deri në 40.000 lekë shtesë mbi pagën, ja kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat ka zbërthyer në shifra vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare për që i hap rrugë rritjes së trajtimit financiar për Forcat e Armatosura.

Sipas shpjegimit nga ministria, ky trajtim do të prekë në mënyrë të veçantë disa prej strukturave që konsiderohen asete kombëtare, brenda FA-ve, siç janë Forcat Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë.





Të gjitha këto kategori do të marrin një shtesë të re mbi pagën mujore, bazuar në këtë vendim, që përllogaritet nga 18.000 lekë për infermierët deri në 40.000 lekë për efektivët specialë të ushtrisë shqiptare,.

Sipas ministrisë përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por do të shërbejë edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura duke synuar një karrierë dinjitoze dhe të ardhura të konsiderueshme.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË:

  • efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

  • Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

  • ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

  • efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

  • ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;

  • ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

  • një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përparësitë e punës nga shtëpia

Para

Shtetet më të lira për t’i vizituar

Para
Shtetet më të lira për t’i vizituar

Shtetet më të lira për t’i vizituar

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar