• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Përmbytjet masive në Evropë: Sa do t’i kushtojë ky fenomen ekonomive?

nga Fast News
7 months më parë
në Bota
0
Përmbytjet masive në Evropë: Sa do t’i kushtojë ky fenomen ekonomive?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Evropa Qendrore përjetoi përmbytjet e saj më të mëdha në dekada, të cilat pritet të kushtojnë miliarda humbje ekonomike.

Këto humbje ekonomike janë tepër të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm kostoja e përmbytjeve aktuale mund të kalojë një miliard euro, por kostot e sakta ende nuk janë përmbledhur. Një vlerësim sugjeron se fatura mund të variojë nga disa qindra milionë euro në më shumë se një miliard euro.

Mario De Cicco, nënkryetar i vlerësimeve globale të sigurimeve dhe pensioneve në Morningstar DBRS, tha se: “Bazuar në informacionet më të fundit në dispozicion, humbjet më të larta të siguruara mund të ndodhin në Republikën Çeke, një nga vendet më të prekura nga ngjarjet e pafavorshme të motit të fundit”, duke shtuar se sigurimi për fatkeqësitë natyrore është më i përhapur në këtë vend se në vendet e tjera të prekura.

Si preken vendet?

Në Evropë, përmbytjet janë tashmë rreziku natyror më i kushtueshëm, sipas konsulentit Mjedisor në Mbretërinë e Bashkuar JBA Risk Management. Vetëm përmbytja e lumenjve kushton 7.8 miliardë euro çdo vit dhe pritet të rritet, pasi ekonomitë vazhdojnë të rriten në zonat me rrezik të lartë nga përmbytjet dhe ndryshimi i klimës çon në reshje më të mëdha dhe më intensive.

Këtë herë, përmbytjet kanë përfshirë pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë, Sllovakinë dhe Hungarinë. Sipas Grzegorz Dróżdż, analist i tregut në Conotoxia Invest, në përgjithësi, dëmtimi i infrastrukturës, ndërtesave dhe pronës dhe rritja e shpenzimeve për shpëtim dhe ndihma mund të shkaktojë gjithashtu një ulje të prodhimit dhe aktivitetit ekonomik.

“Këta faktorë zakonisht çojnë në një ndikim negativ në buxhete dhe tregti, që manifestohet si rritje e deficitit dhe përkeqësim i bilancit tregtar, për shkak të uljes së eksporteve dhe rritjes së importeve. Përmbytjet e ndodhura në Poloni, Republikën Çeke dhe Austri do të ndikojë negativisht në buxhetet tashmë të ngarkuara”, tha Dróżdż.

Si ndikohen bizneset?

Disa nga fabrikat dhe dyqanet e prekura nga përmbytjet mbyllën linjat e prodhimit, mes tyre fabrika kimike BorsodChem në Ostrava, Republika Çeke, prodhuesi i pijeve me bazë çeke Kofola CeskoSlovensko dhe fabrika e koksit OKK Koksovny, një nga prodhuesit më të mëdhenj të koksit në Evropë, ndaloi prodhimin e kimikateve, sipas raportimeve. Gjithashtu shumë shërbime hekurudhore ndërkombëtare u rralluan.

Perspektivat e ekonomisë në terma afatgjatë

Për sa i përket ndikimit të përgjithshëm në ekonomi, analistët e Erste Group presin një ndikim të përmbajtur, duke shtuar se është shumë herët për të parë qartë. Katarzyna Rzentarzewska, Shefe Makro Analiste e EQL-së e Erste Group tha se: “Për shembull, në Çeki do të shohim se ndikimi ekonomik i kombinuar në lidhje me dëmtimet ndaj pronës dhe prodhimit mund të jetë 0.2-0.5% e PBB-së me ndikimin e përgjithshëm në rritjen e PBB-së, shumë më i vogël, me gjasë në fundin e poshtëm të këtij diapazoni.”

Ajo pret që në një periudhë afatshkurtër, në fund të këtij viti, sektori industrial të marrë një impuls negativ në të gjitha vendet e prekura nga përmbytjet dhe turizmi në rajone gjithashtu mund të vuajë. Analistët pajtohen gjithashtu se në planin afatgjatë, tabloja është krejt e ndryshme, pasi puna e restaurimit do t’i japë një shtysë sektorit të ndërtimit, duke shtuar PBB-në në horizontin afatmesëm, sipas Rzentarzewska.

“Ai gjithashtu mund të stimulojë investime të reja në teknologjinë moderne, si dhe infrastrukturë më elastike dhe të zhvilluar,” tha Dróżdż./euronews.com

Etiketa: aktualitet
Pas

Kush është shteti me popullsinë më të zgjuar në botë?!

Para

“Ejvallah”. Rama falënderon Erdoganin: Duhet që niveli i shkëmbimeve tregtare të arrijë në 2 miliardë euro

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar