• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ngrihet regjistri për kthimin e garancive shtetërore – Si do funksionojë/ Të dhënat do të përdoren për mbledhjen e borxhit

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Ngrihet regjistri për kthimin e garancive shtetërore – Si do funksionojë/ Të dhënat do të përdoren për mbledhjen e borxhit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka vendosur krijimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të dhënave të garancive e mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe raportimeve të huadhënësve.

Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare,  regjistri për kthimin e garancive shtetërore, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet dhe ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetëror.





Të dhënat që përmban regjistri për kthimin e garancive shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore. Ndër të dhënat parësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen kodi i identifikimit; produkti; përshkrim-veprimi; data e pagesës; shuma e disbursuar; statusi i këstit të principalit; data e shlyerjes së pagesës; principali; përqindja e mbulimit të principalit;  interesi dhe masa e mbulimit të interesit nga garancia; stoku; dokumentacioni në formë PDF-je; të dhëna lidhur me pasuritë e lëna si kolateral apo të sekuestruara; kthimet e garancisë nga huamarrësit.

Të dhëna dytësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen; të dhënat për subjektin/personin fizik ose juridik; NIPT-i; të dhënat për gjenealitetet e individit (për personat fizikë, dorëzanësit apo administratorët e subjektit); numrin personal i identifikimit (ID) të subjektit apo të personit fizik; të dhënat e regjistrit tregtar për datën e regjistrimit të subjektit, emrin e subjektit /shoqërisë tregtare, numrin unik të identifikimit të subjektit, llojin e shoqërisë tregtare (formën e organizimit të saj); të dhënat e identifikimit të themeluesve; të dhënat për selinë/vendndodhjen e biznesit apo për administratorit; të dhënat lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme; të dhënat mbi statusin e kredisë në bankat e nivelit të dytë; të dhënat për statusin e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ndërvepron duke shkëmbyer të dhëna me databazat e regjistrave, me një pjesë të madhe institucionesh që disponojnë të dhëna në vend.

Të dhënat e mbledhura nga regjistri do të përdoren për: mbledhjen e borxhit; menaxhimin e skemave të veçanta të garancive të huas; kthimin e garancive shtetërore të huas; kthimin e huave dhe nënhuave të dhëna nga ministri përgjegjës për financat; verifikimin e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse, për të cilat është kryer pagesa e garancisë në secilën prej skemave të garancive të miratuara, të huave dhe nënhuave, të dhëna nga ministri përgjegjës për financat; përpunimin e analizave statistikore; identifikimin dhe raportimin në kohë reale të të dhënave lidhur me kredimarrësit apo nevoja të ndryshme të procesit të punës./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Parajsat fiskale për korporatat, pesë shtete europiane gjenden në dhjetë vendet e para

Para

A shkaktojnë celularët kancer në tru? Studimi i ri jep përgjigje përfundimtare

Para
A shkaktojnë celularët kancer në tru? Studimi i ri jep përgjigje përfundimtare

A shkaktojnë celularët kancer në tru? Studimi i ri jep përgjigje përfundimtare

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar