• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Në kërkim të një strehe, çmimet e larta të qirave shtyjnë studentët drejt konvikteve

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Në kërkim të një strehe, çmimet e larta të qirave shtyjnë studentët drejt konvikteve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është hera e dytë që Bujari vjen nga Kukësi në Tiranë. Një ditë më parë, atë e shoqëronte vajza e tij. Me gjithë orët e gjata në pritje, studentja e re nuk kishte arritur të regjistrohej në konvikt.

“Unë ngaqë jam me ndihmë ekonomike, mendova se do merrja një zbritje, por pagova tarifën e plotë. Nuk e di a do të na kthehen, por tarifën e pagova të plotë”, thotë për A2 CNN Bujari, prindi i një vajze që do të regjistrohet në konvikt.



Dëshira për t’i shkolluar fëmijët bëhet e vështirë, veçanërisht për ata prindër të cilët prej vitesh hasen me fenomenin e papunësisë. Për ta akomodimi i fëmijës në shtëpi me qira është e pamundur, por edhe në konvikte është e papërballueshme.

“S’kam leverdi, jam pa punë prej kohësh dhe po vete tashmë 60 vjeçe. Tarifa vjetore është deri në 450 mijë lekë”, tha nëna e një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

“Qiratë e apartamenteve janë rritur shumë në Tiranë, kështu që konvikti është zgjedhja më e mirë dhe më ekonomike. Sot, pata mundësi të regjistrohesha sepse radha u ndoq. Tarifën nuk e di akoma, por vjet ka qenë 45 mijë lekë të reja për të gjithë vitin”, tha Ana Prendi, një vajze që do të regjistrohet në konvikt.

Një studim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi çmimet e qirave tregon se kosto mesatare e një apartamenti arrin deri në 52 mijë 240 lekësh në muaj. Ndërkohë, shpenzimet mujore për një student në konvikt nuk kalojnë vlerën prej 4 mijë e 300 lekëve ose thënë ndryshe, ata paguajnë një tarifë 12 herë më pak.

“Çmimet brenda një viti janë rritur nga 20 deri në 25% diçka që është e vështirë edhe për qytetarët”, tha Faiken Idrizi, agjent imobiliar.

Teksa i shohin si zgjidhje për shkak të çmimeve më të ulëta,  jo të gjithë studentët do të arrijnë të akomodohen në konviktet publike dhe private në Tiranë. Për një mestarë rreth 78 mijë e 500 studentë të cilët pritet të fillojnë universitetin të hënën e 7 tetorit, konviktet mbulojnë vetëm 7 për qind të tyre./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Hendeku gjinor, burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Para

Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Para
Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar