Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Investimet e huaja? Pikëpyetje mbi cilësinë dhe ndikimin në ekonomi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Investimet e huaja? Pikëpyetje mbi cilësinë dhe ndikimin në ekonomi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Një ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës janë investimet e huaja. Shumë të dëshiruara për çdo vend dhe kjo është arsyeja që tashmë prej disa vitesh në rajon është hapur gara e ashpër për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Por si paraqitet Shqipëria?

Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke arritur në rreth 1.5 miliardë euro vitin e kaluar, niveli më i lartë i shënuar vitet e fundit. Ndërkohë që në fund të pjesës së parë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 750 milionë euro, duke sinjalizuar se do të mbeten në kufijtë e vitit 2023.

Më tërheqësi është sektori i pasurive të patundshme. Të huajt po blejnë prona në Shqipëri, kryesisht në zonën e bregdetit, të nxitur edhe nga zhvillimi i turizmit. Në pasuritë e patundshme janë orientuar 29% e totalit të fluksit të investimeve të huaja. Në vend të dytë është sistemi financiar dhe ai i sigurimeve me 23%, pasuar nga industria nxjerrëse me 15% të totalit.

Por cili vend dominon investimet e huaja?

Të dhënat tregojnë se Holanda po kryeson investimet e huaja direkte në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore, për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding, të regjistruar në Holandë. Pas Holandës renditet Zvicra dhe në vend të tretë Kanadaja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Horoskopi javor i karrierës për 30 shtator – 6 tetor 2024

Para

Liderët janë të hapur dhe përfitojnë nga kritikat

Para
Liderët janë të hapur dhe përfitojnë nga kritikat

Liderët janë të hapur dhe përfitojnë nga kritikat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora