• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Ndërsa Shqipëria po përballet me emigrim të pandalshëm vitet e fundit studimet evidentojnë kostot në ekonomi të këtyre largimeve. E ato nuk janë vetëm tek tkurrja e lindjeve, pakësimi I popullsisë apo mungesat në tregun e punës, që janë edhe efektet më të dukshme. Dëmi përllogaritet edhe tek investimi që bëhet tek një person derisa ai arrin moshën për emigrim, e këtu futen kostot e arsimit, shëndetësisë etj., që shoqëria paguan për të.

Sipas një studimi të fundit, arsimi i një qytetari shqiptar, në varësi të nivelit arsimor që ai ka kryer kushton rreth 6.000 euro për shkollën fillore; 9.300 euro për shkollën e mesme; rreth 18.300 euro për studimet akademike dhe rreth 32 mijë euro për studimet doktorale.

Por sa i kushton ekonomisë çdo qytetar që largohet nga vendi për në emigrim?

Sipas studimeve, ky dëm përllogaritet në 14.900 euro për person dhe humbja totale është e konsiderueshme nëse kemi parasysh numrin e lartë të emigrantëve dhe emigracionin që vazhdon me ritme të forta dhe të pandalshme vitet e fundit.

Nga ana tjetër, përfitimi i emigracionit janë dërgesat e emigrantëve, që ndryshe njihen si remitancat.

Këto flukse valutore shënuan nivelin rekord të 929 milionë eurove vitin e kaluar, ndërkohë që në fund të pjesës së parë të këtij viti arritën në 510 milionë euro, duke sinjalizuar se do të jenë në rritje të mëtejshme.

Por pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme, kontributi i tyre në ekonomi nuk është I madh.

Kjo pasi remitancat përdoren kryesisht për konsum personal dhe më pak për investime, duke mos dhënë ndonjë ndikim të madh në zhvillim.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rregullat e reja/ Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara?

Para

Investimet në kufi, qeveria e Kosovës po asfalton rrugët që e lidhin me Hasin

Para
Investimet në kufi, qeveria e Kosovës po asfalton rrugët që e lidhin me Hasin

Investimet në kufi, qeveria e Kosovës po asfalton rrugët që e lidhin me Hasin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

nga Fast News
15:09 | 27/11/2025
0

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

nga Fast News
09:30 | 27/11/2025
0

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

nga Fast News
09:00 | 27/11/2025
0

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

nga Fast News
08:30 | 27/11/2025
0

Recent News

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

15:09 | 27/11/2025
Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

09:30 | 27/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar