• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Dora e (pa) dukshme turke në ekonominë shqiptare

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Dora e (pa) dukshme turke në ekonominë shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia më e freskët e “marrëdhënieve ndoshta më të mira ndonjëherë” u shfaq më e gjallë se kurrë në vizitën e fundit në Tiranë së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan. “Bekimi” hapi dyert e Xhamisë së Namazgjasë gati një dekadë pas hedhjes së themeleve ishte vetëm maja e ajsbergut të vëllazërisë shqiptaro-turke. “Dhuratat” e tjera që Erdogan kishte sjellë me vetë bashkë me marrëveshjet e firmosura në Tiranë, bënë që me plotë gojën kryeministri Rama të nxirrte nga goja se… “Shqipëria është e pa-goditshme”.

Politikisht, Shqipëria dhe Turqia e kanë shpallur njëra-tjetrën si aleate dhe partnere të rëndësishme, një sinjal ky për tregjet dhe investitorët e të dyja vendeve për të rritur bashkëpunimit dhe nxitur shkëmbimet mes tyre edhe në vijim.





Marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve po reflektohen me ritme të shpejta edhe në rrafshin ekonomik. Në fluksin e investimeve të huaja në Shqipëri, shpenzimet e sipërmarrjeve turke zënë një peshë kryesore. Në top 5 shtetet më të rëndësishme për vendin tonë renditet Turqia sa i përket investimeve, pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë, shkruan A2 CNN.

“Zonën e Ballkanit, por edhe Shqipërinë e shikojmë si një vend potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Turqisë dhe shpresojmë në një rritje të volumit tregtar pas këtij aktivitetit. Qëllimi ynë është rritja e bashkëpunimit dhe vëllimit tregtar midis dy vendeve tona dhe mendoj që me anë të aktiviteteve të këtij lloji shpresojmë t’ia arrijmë”, tha Samet Damar nga Shoqata Turke e Eksportuesve të Çelikut.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik ka bërë që vlera tyre të ndjek një trend rritës duke arritur në 1.1 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Investimet turke shtrihen në një sërë sektorësh si pasuritë e patundshme, pasuar nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia, shëndetësia, arsimi. Por vëmendjen e bizneseve turke këtë vit po e tërheq dhe sektori i turizmit, të cilin e shohin si një potencial për ta zhvilluar më tej duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare.

“Shqipërinë e shohim si një vend potencial për të investuar. Është një vend i vogël, por duke u zhvilluar. Shpresojmë shumë që dhe kompanitë shqiptare të vijnë në Turqi dhe të fillojë lëvizja e tregut. Çeliku turk eksportohet në shumë vende të botës, kështu që ne duam edhe me rritjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, çeliku turk të jetë i pranishëm në tregun shqiptar”, u shpreh Ipek Yuksel, sipërmarrëse turke në Shqipëri.

Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në listën e projekteve të reja të përbashkëta u shpalos edhe një plani i ri, ai i dyfishimit të nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Sa i përket marrëdhënieve tregtare, Turqia është një ndër shtet që Shqipëria ka eksportuar por dhe importuar më shumë mallra këtë vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e mallrave shqiptare të shitura në Turqi në 6 muajt e parë të vitit arriti në 2.7 miliardë lekë,.

Ndërsa blemë rreth 66.2 miliardë lekë produkte turke duke bërë që më e fituara në shkëmbimet tregtare të jetë Turqia teksa deficiti tregtar arriti në 63.5 miliardë lekë deri në qershor.

Si synim Turqia ka arritjen e vëllimeve tregtare në vlerën 2 miliardë dollarëve. Investimet turke në Shqipëri  morën një hov edhe pas turit ndërkombëtar të takimeve të kryeministrit Rama./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Lisbona u votua për herë të parë si destinacioni më i mirë i kuzhinës në Evropë

Para

Nesër pritet çelja e kapitujve me BE, Shqipëria do të përfitojë gati 1 miliard euro

Para
Nesër pritet çelja e kapitujve me BE, Shqipëria do të përfitojë gati 1 miliard euro

Nesër pritet çelja e kapitujve me BE, Shqipëria do të përfitojë gati 1 miliard euro

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar