• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi LIGJET e BIZNESIT

Buxheti 2025/ Investimet publike në nivele rekord, rritja e të ardhurave konservatore

nga Fast News
7 months më parë
në LIGJET e BIZNESIT
0
Buxheti 2025/ Investimet publike në nivele rekord, rritja e të ardhurave konservatore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend është dorëzuar zyrtarisht projektbuxheti 2025, drafti më i rëndësishëm i financave publike. Në këtë dokument theksohet se ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 për qind vitin e ardhshëm, e mbështetur nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit.

Në projektbuxhetin e vitit 2025, programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi. Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë ose 0.2% e PBB më shumë.





Shpenzimet Buxhetore për vitin 2025 programohen në masën 822.7 miliardë lekë ose rreth 31.4% e PBB-së duke rezultuar rreth 51.4 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2024. Do të vijohet me financimin e një vëllimi të konsiderueshëm investimesh publike prej mesatarisht 6.1% të PBB përgjatë 2025-2027 të cilat përqëndrohen në financimin e projekteve me rëndësi strategjike dhe të lidhura me planin e rritjes së BE-së. Shpenzimet e planifikuara për këtë periudhë mbështeten në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030 duke i kushtuar një vëmendje të veçantë dixhitalizimit, transportit, sigurisë kombëtare, shëndetësisë, arsimit dhe të bujqësisë e zhvillimit rural.

Në kuadër të buxhetimit të përgjigjshëm gjinor, në vitin 2025 do të vijojë adresimi i çështjeve të lidhura me barazinë gjinore kryesisht në fushat e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, drejtësisë dhe rendit publik. Në këtë projektbuxhet parashikohet që rreth 9.1% e shpenzimeve buxhetore t’i dedikohen politikave publike me bazë gjinore të përfshira në 77 programe buxhetore.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, janë parashikuar në masën 89.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024. Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 është 1.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 7.6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 13.9 miliardë lekë më shumë ose mbi dy herë më e lartë.

Gjithashtu, edhe borxhi publik bruto do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 për qind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 për qind në vitin 2025. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031.

 

BUXHETI 2025.pdf

RELACION – BUXHETI 2025.pdf

Etiketa: aktualitet
Pas

Ja cilët janë Yjet e Hollywood-it dhe Botës së Sportit që mbështesin kandidatët në SHBA

Para

A janë të dëmshme sobat me gaz? Studimi: Përdorimi i tyre shkakton 40 mijë vdekje në vit

Para
A janë të dëmshme sobat me gaz? Studimi: Përdorimi i tyre shkakton 40 mijë vdekje në vit

A janë të dëmshme sobat me gaz? Studimi: Përdorimi i tyre shkakton 40 mijë vdekje në vit

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar