• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
1 year më parë

Bizneset dhe qytetarët kërkojnë kredi, jo vetëm për investime, por edhe likuiditet

ngaFast News
në Finance
0
Bizneset dhe qytetarët kërkojnë kredi, jo vetëm për investime, por edhe likuiditet

Qytetarët dhe bizneset kanë rritur kërkesën për kredi dhe jo vetëm pë investime apo blerje banesash, por edhe për likuiditet në rastin e sipërmarjes dhe konsumit, për konsumatorit.

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e tretë të këtij viti, ku konstaton një situatë të stabilizuar në tregun e huadhënies dhe raporteve mes bankave dhe klientëve.

Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, standardet e kreditimit për bizneset mbetën të njëjta me një tremujor më parë, ndërkohë që bankat lehtësuan kushtet e termat e kreditimit të kredive të reja akorduar bizneseve. Kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci u cilësuan si faktorët kyç që mbështetën vendimet e bankave për të reduktuar marzhet mbi kreditë lëvruar bizneseve.

Në të njëjtën kohë, perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi situatën makroekonomike në vend dhe implikimet e mundshme të saj mbi bilancet e bizneseve u përmirësua më tej në këtë tremujor, duke mbështetur pozitivisht vendimet e bankave në kreditimin e bizneseve.

Kërkesa për kredi e bizneseve – në linjë me pritjet e një tremujori më parë – u raportua më e lartë. Kërkesa më e lartë për kredi ishte e pranishme në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në gjykimin e bankave, përmirësimi i mëtejshëm i tablosë makroekonomike nxiti kërkesën më të lartë për kredi, për të dytin tremujor në radhë. Nivelet e larta të likuiditetit të disponuara nga bizneset vijuan të mbeten faktor frenues i kërkesës për kredi, por nevojat e shtuara të bizneseve në financimin e inventarëve dhe të kapitalit qarkullues, si edhe të investimeve të planifikuara mbështetën kërkesën në rritje për kredi.

Politikat e kreditimit për individët, në linjë me pritjet e një tremujori më parë, rezultuan të shtrënguara në tremujorin e tretë të vitit 2024, por u përcaktuan si të tilla vetëm nga një bankë e sistemit. Perceptimi i rrezikut nga kjo bankë mbi aftësinë paguese të kredimarrësve ishte faktori i vetëm që diktoi përqasjen shtrënguese mbi kreditimin e individëve këtë tremujor.

Krahas shtrëngimit të standardeve të kreditimit, kushtet e termat e kreditimit u shtrënguan në kreditë akorduar individëve, si pasojë e tolerancës më të ulët ndaj rrezikut të shfaqur nga kjo bankë në segmentin e individëve. Megjithatë, bankat vijojnë të operojnë në një ambient konkurrues, i cili mbetet faktori kyç që vepron në kahun lehtësues të politikave të kreditimit të bankave për individët.

Së bashku me të, edhe vlerësimi i bankave mbi cilësinë e kredimarrësve i ka bërë ato të mos jenë hezituese në financimin e një numri më të lartë kërkesash në raport me totalin e aplikimeve për kredi edhe në tremujorin e tretë. Kërkesa për kredi e individëve ishte e lartë në tremujorin e tretë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024, bankat presin të ndjekin politika të pandryshuara në kreditimin e bizneseve, si në terma të madhësisë, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Nga ana tjetër, vetëm një bankë e sistemit shprehet të ndjekë një përqasje më konservatore në kreditimin e individëve tremujorin e katërt, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.

Kërkesa për kredi pritet të mbetet e lartë nga të gjithë agjentët ekonomikë dhe për çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë. Kërkesa më e lartë për kredi nga bizneset pritet të shfaqet në çdo segment të madhësisë së biznesit, si në financimin e investimeve ashtu edhe në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë po ashtu në rritje, si për mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe për financimin e blerjeve të banesave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rrugët e pasigurta, rritet me 42.3% numri i aksidenteve këtë vit

Para

4 arsye pse punonjësit duhet të punojnë së bashku në të njëjtën zyrë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

nga Fast News
10:29 | 30/12/2025
0

Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

nga Fast News
10:27 | 30/12/2025
0

2015–2025, rreth 300 mln kredi për ujësjellësit, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

2015–2025, rreth 300 mln kredi për ujësjellësit, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

nga Fast News
10:25 | 30/12/2025
0

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Para
4 arsye pse punonjësit duhet të punojnë së bashku në të njëjtën zyrë

4 arsye pse punonjësit duhet të punojnë së bashku në të njëjtën zyrë

Recent News

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

10:29 | 30/12/2025
Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

10:27 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar