• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Besimi në ekonomi, rritet tek industria, ndërtimi dhe shërbimet. Në rënie tek tregtia

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Besimi në ekonomi, rritet tek industria, ndërtimi dhe shërbimet. Në rënie tek tregtia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritet besimi në ekonomi. Vrojtimi periodik që publikohet nga Banka e Shqipërisë konstaton se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 0.6 pikë në muajin shtator, rritje kjo e ngjashme me zgjerimin mesatar të dy muajve të mëparshëm. Rritja e besimit në ekonomi u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të shërbimeve. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë regjistroi rënie të lehtë, ndërsa besimi konsumator mbeti në të njëjtin nivel me atë të muajit të kaluar.



Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 2.5 pikë përqindje në muajin shtator, duke vijuar rritjen për të katërtin muaj radhazi. Niveli i tij qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual, si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.2 pikë përqindje në shtator. Niveli i tij vijon të qëndrojë mbi mesataren historike, me rreth 27 pikë. Rritja e TBN-së u drejtua kryesisht nga vlerësimet më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për punësimin u rritën lehtë, ndërsa pritjet për çmimet regjistruan rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 3.1 pikë përqindje në shtator. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron mbi mesataren historike me 18 pikë përqindje. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për lart. Bizneset kanë rishikuar lehtësisht për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u zvogëlua me 2.3 pikë përqindje në muajin shtator, pas rritjes me 6.1 pikë përqindje një muaj më parë. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 10 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien mujore të TBT-së ndikuan kryesisht pritjet në rënie për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në rënie, por në një masë më të vogël, ndikoi edhe vlerësimi për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan gjithashtu në rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ruajti të njëjtin nivel me muajin e mëparshëm. Ky nivel është 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Lëvizjet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të TBK-së u kompensuan, duke mos ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë rritur në muajin shtator.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 thënie inspiruese nga Elon Musk

Para

Një tjetër investim për arsimin shqiptar nga platforma SMILE.al!

Para
Një tjetër investim për arsimin shqiptar nga platforma SMILE.al!

Një tjetër investim për arsimin shqiptar nga platforma SMILE.al!

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar