• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze

nga Fast News
6 months më parë
në Bota
0
BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë.

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara.



Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë se ato do të hyjnë në fuqi të mërkurën.

Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare të bllokut, tha se tarifat janë të nevojshme për të luftuar ato që thotë se janë subvencione të padrejta, përfshirë financimin e preferuar dhe ndihmat e tjera financiare, si edhe tokën, bateritë dhe lëndët e para të vlerësuara nën çmimin e tregut.

BE-ja thotë se kapaciteti shtesë prej 3 milionë automjetesh elektrike kineze në vit është sa dyfishi i tregut të bllokut. Duke patur parasysh tarifat prej 100% në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tregu më i mundshëm për këto mjete elektrike është Evropa.

Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE tha se ishte thellësisht e zhgënjyer nga masa “proteksioniste” dhe “arbitrare” e bllokut dhe ishte e dëshpëruar nga mungesa e përparimit thelbësor në negociatat për të gjetur një alternativë ndaj tarifave.

Këtë vit Pekini nisi hetimet e veta për importet nga BE-ja të konjakut, bulmetit dhe produkteve të derrit, një shenjë e dukshme hakmarrjeje. Kina ka kundërshtuar gjithashtu në Organizatën Botërore të Tregtisë masat e përkohshme të BE-së.

Kompanitë evropiane të makinave po përballen me një fluks të automjeteve elektrike me kosto të ulët nga rivalët kinezë. Komisioni vlerëson se makinat elektrike kineze përbëjnë 8% të tregut evropian, krahasuar me 1% në vitin 2019 dhe mund të arrijë në 15% në vitin 2025. Komisioni thotë se çmimet e makinave elektrike kineze janë zakonisht 20% më të ulëta se ato të makinave elektrike evropiane.

Qëndrimi i BE-së ndaj Pekinit është ngurtësuar gjatë pesë viteve të fundit. Blloku e sheh Kinën si një partnere të mundshme në disa fusha, por edhe si konkurrente dhe rivale. Vendet anëtare të BE-së nuk pajton për tarifat ndaj automjeteve elektrike. Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së dhe prodhuesi kryesor i makinave, u shpreh kundër tarifave përmes një votim këtë muaj, në të cilin 10 anëtarë të BE-së i mbështetën ato, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan./ VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Këto 3 trende do të ndryshojnë çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës në 2025

Para

“Groposja e euros”, më shumë se 9 lekë humbje në një vit. Nuk dihet fundi

Para
“Groposja e euros”, më shumë se 9 lekë humbje në një vit. Nuk dihet fundi

“Groposja e euros”, më shumë se 9 lekë humbje në një vit. Nuk dihet fundi

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar