Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bashkitë në “aksion” për taksën e pasurisë – Mbledhin 61 milionë euro në 9 muaj, tejkalohet plani vjetor

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Bashkitë në “aksion” për taksën e pasurisë – Mbledhin 61 milionë euro në 9 muaj, tejkalohet plani vjetor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkitë kanë pasur performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se përgjatë periudhës janar-shtator 2024,  61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 6 miliardë lekë apo afro 61 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës së fundit.

Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023, taksa mbi ndërtesat ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore me afro 14 milionë euro më shumë, duke shënuar një rritje me 30.7 %.

Ndërsa në raport me planin 2024 për 9 mujorin, ka pasur një kapërcim me 4.2 % më shumë se sa ishte parashikuar.

Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer  stokun e detyrimeve të prapambetura, por edhe afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i taksës sipas vlerës së tregut.

E thënë ndryshe, në 9 muaj, është kapërcyer plani vjetor i mbledhjes së kësaj takse, ku në total parashikohet të arkëtohen 5.7 miliardë lekë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve.  Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.

Qeveria planifikon përgatitjen e kadastrës fiskale dhe zbatimin  e taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028, duke përfshirë plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, finalizimin e Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale me ndërveprueshmërinë dhe integrimin me sistemet e tjera, duke adresuar kërkesat e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse faktet nuk e ndryshojnë mendjen tonë?

Para

Ligjvënësit francezë votojnë pro taksës së re mbi pasurinë e miliarderëve

Para
Ligjvënësit francezë votojnë pro taksës së re mbi pasurinë e miliarderëve

Ligjvënësit francezë votojnë pro taksës së re mbi pasurinë e miliarderëve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

nga Fast News
09:44 | 25/03/2026
0

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

nga Fast News
09:17 | 25/03/2026
0

Siguruan rreth 40 mln euro nga Airbnb/ Tatimet apel gati 8.500 individëve që të deklarojnë fitimet në DIVA

Siguruan rreth 40 mln euro nga Airbnb/ Tatimet apel gati 8.500 individëve që të deklarojnë fitimet në DIVA

nga Fast News
09:06 | 25/03/2026
0

Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin

Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin

nga Fast News
07:53 | 25/03/2026
0

Recent News

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

09:44 | 25/03/2026
Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

09:17 | 25/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora