Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca?

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar nga sistemi bankar tradicional si rrjedhojë e mungesës së dokumentacionit të të ardhurave. Gjatë kësaj jave, Kryeministri Edi Rama njoftoi mbi nisjen e një aksioni kundër informalitetit që do të nxisë deklarimin real të pagave të punonjësve.

Por, si pritet të ndikojë ky aksion në institucionet financiare jo banka? Me përfshirjen në ekonominë formale, a do të ketë tashmë një largim të qytetarëve nga institucionet e mikrofinancës, të cilët i kanë mbështetur gjithmonë me kredi, drejt bankave të nivelit të dytë?

Pavarësisht se sektori i mikrofinancës preket pjesërisht, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, Brunilda Isaj, u shpreh se aksioni për deklarimin real të pagave do të rrisë në tërësi aksesin e qytetarëve në financë.

“Rritja e formalizimit e përmirëson aksesin në financë, pavarësisht se kush është sektori. Nga ana tjetër, sektori i mikrofinancës konkurron me sektorë të tjerë në drejtim të shpejtësisë dhe fleksibilitetit kryesisht, dhe nuk i qaset vetëm sektorëve të paformalizuar, pra ne kemi gjetur një mundësi që ta akomodojmë këtë sektor. Dikush që i ka të ardhurat e deklaruara, patjetër që ka më shumë mundësi t’i drejtohet institucioneve financiare, i hapen mundësi të reja për të përdorur produktet dhe shërbimet bankare që janë të lidhura me rrezikun, siç janë produktet e kredisë, dhe gjithashtu deri diku ndikon në uljen e kostove të kredisë.”

E pyetur edhe mbi rregulloren më të fundit të Bankës së Shqipërisë që synon të vendosë kufizime në numrin e kredive që mund të japë një institucion financiar jo bankë, Isaj theksoi se kjo ndikon në uljen e përfshirjes financiare të qytetarëve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Patjetër që kufizime të tilla, si kjo e numrit të kredive, apo kufizimet që janë vendosur në nivelin që kësti duhet të jetë në raport me të ardhurat e familjes, ka pasur disa ulje të cilat ne mendojmë që do impaktojnë familjet dhe individët shqiptarë, të cilët deri dje janë financuar dhe kanë pasur akses në financë, por nëse i  kthehemi pikës së parë dhe rritet niveli i deklarimit dhe formalizimit të tyre, unë gjykoj që edhe kjo shtresë do të përfshihet në shtresën që do të ketë akses në financime.”

Në 12 muajt e fundit, shumica e atyre që nuk merrnin pagën përmes bankës u drejtoheshin kredive jo-bankare. Këto kredi janë gjithashtu të preferuara nga individët me të ardhura më të ulëta, ku ndër të tjera rehatia dhe shpejtësia e kredive mikrofinanciare i bëjnë ato një opsion tërheqës./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

7 mënyra për të përfituar më shumë nga çdo libër që lexon

Para

Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

Para
Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

nga Fast News
15:28 | 25/03/2026
0

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

nga Fast News
15:17 | 25/03/2026
0

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell paralajmëron krizë energjetike

nga Fast News
09:44 | 25/03/2026
0

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

Deklarimi i të ardhurave/ Tatimet: Shmangni fluksin, dorëzoni DIVA para 31 marsit

nga Fast News
09:17 | 25/03/2026
0

Recent News

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

Rriten investimet e huaja, përqëndrim kryesisht në pasuritë e patundshme

15:28 | 25/03/2026
Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

Ministri Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian

15:17 | 25/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora