• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Aksionet kundër informalitetit ndër vite, si dëshoi qeveria me ekonominë gri dhe të zezë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Aksionet kundër informalitetit ndër vite, si dëshoi qeveria me ekonominë gri dhe të zezë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Qeveria ka paralajmëruar bizneset që të bëjnë deklarimin real të pagave të punonjësve, të kundërt do të kenë të njëjtin fat si vjedhësit e energjisë elektrike. Aksioni kundër informalitetit në fushën e pagave synon që të gjenerojë të ardhurave shtesë që do të përdoren për rritjen e pensioneve. Por që kur kanë ardhur në pushtet në vitin 2013, socialistët kanë ndërmarrë disa herë aksione kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, me fokus sektorë të ndryshëm. Por pa arritur që të kenë rezultate të dukshme dhe domethënëse.

Aksioni i parë u ndërrmor në shtator të vitit 2015 dhe synonte të disiplinonte bizneset që për cdo shitje të lëshonin kuponin tatimor. Efektet u ndjenë për pak kohë, teksa pjesa dërrmuese e operatorëve në treg iou rikthyen sërish evazionit. Në shtator të 2019-ës, aksioni antiinformalitet u rikthye me fokus bizneset në sektorin e turizmit. Në shkurt të vitit 2020, ai pati në objektiv karburantet, si dhe baret dhe restorantet. Në tetor të vitit 2021, fokus u vendos tek transporti i pasagjerëve dhe së fundmi, është përqëndruar tek informaliteti i pagave.

Por a kanë dhënë efekt këto nisma?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fakti që edhe pas 10 vitesh, qeveria i rikthehet cështjes së informalitetit lë qartazi të kuptohet se tentativat nuk kanë dhënë rezultat. Ndërkohë që asnjëherë nuk u bënë publike të dhëna sesa ishte informaliteti në vitin 2015 kur nisën përpjekjet e para dhe sa ka arritur aktualisht.

Por sipas FMN-së dhe Komisionit Europian, informaliteti në Shqipëri përllogaritet 30-35% e ekonomisë dhe po kaq është edhe informaliteti tek pagat. Me këtë nivel, ne jemi pak a shumë njësoj me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje- Hercegovinën. Ndërkohë që më mirë në rajon janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Por niveli i lartë i informalitetit ka pasoja në ekonomi.

Kjo pasi krijon konkurrencë të pandershme në treg; punonjësit në të zezë apo me paga të nëndeklaruara nuk përfitojnë nga sistemet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; rrjedhimisht nuk paguhen kontribute dhe kjo con në mungesë të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe në pamundësi për të kryer investime apo për të ofruar shërbime publike.

Por cilët janë sektorët me nivelin më të lartë të informalitetit?

Bazuar në nivelin e pagave të deklaruara, sektorët me nivelin më të lartë të informalitetit rezultojnë bujqësia; turizmi; tregtia dhe ndërtimi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Para

Qeveria dorëzon buxhetin 2025, drafti i vitit elektoral

Para
Qeveria dorëzon buxhetin 2025, drafti i vitit elektoral

Qeveria dorëzon buxhetin 2025, drafti i vitit elektoral

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

nga Fast News
18:31 | 11/02/2026
0

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

nga Fast News
12:00 | 11/02/2026
0

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

nga Fast News
11:26 | 11/02/2026
0

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

nga Fast News
11:24 | 11/02/2026
0

Recent News

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

18:31 | 11/02/2026
Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

12:00 | 11/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar