• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Akademiku i njohur Anastas Angjeli promovon librin “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Akademiku i njohur Anastas Angjeli promovon  librin “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U promovua në një ceremoni të veçantë në Bankën e Shqipërisë, libri radhës  Akademikut te njohur, Prof. Dr Anastas Angjeli, “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria”. Ky libër ofron një kolanë historike të ngjarjeve, shkaqeve dhe teorive ekonomike, të cilat i paraprinë krijimit të këtyre institucioneve.
Këto institucione u ndërtuan mbi 3 parime bazë dhe me qëllimi ruajtjen dhe stabilitetin ekonomik e financiar. Krijimi i tyre, u bazua në krijimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike,  garantimin e stabilitetit ekonomik e financiar dhe  mundësisë së lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve e ideve dhe së treti, garantimi i mbështetjes me kapitale të mjaftueshme financiare për të siguruar rimëkëmbjen nga krizat dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë.
Duke vlerësuar autorin, mbi librin referoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Vasil Tole, Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici dhe Zv Rektori Nikollaq Pano.
“Ajo çfarë e bën këtë libër të veçantë, është fakti se autori i shikon të tria këto institucione si projeksione të një vizioni politik e human që synojnë rritjen e stabilitetit dhe zhvillimin në nivel global.
Libri rendit në mënyrë të organizuar dhe të logjikshme marrëdhëniet ekonomike, financiare dhe ato politike që çuan në krijimin e rendit aktual botëror dhe sfidat me të cilat përballet ai”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Ai shtoi se historia e treguar në analizën e profesor Angjelit dëshmon në mënyrë të përsëritur se pas të gjitha krizave, dështimeve dhe vuajtjeve të mëdha të 100 viteve të fundit qëndron padija jonë kolektive si shoqëri dhe më shpesh akoma kokëfortësia e politikës ndaj mësimeve të nxjerra nga ekonomistët.
Prandaj njohja dhe kuptimi i ligjësive të materializuara në identitetet ekonomike e financiare, që përcaktojnë politikat e këtyre institucioneve, ofron një zgjidhje dhe shpresë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës sepse kemi mjaftueshëm të panjohura në të ardhmen.

“Libri “Institucionet e Bretton-Woodit dhe Shqipëria” (FMN, BB, GATT-OBT), është një kontribut i rëndësishëm në analizën e këtij bashkëpunimi, i efekteve të tij në tranzicionin dhe realitetin shqiptar, i arritjeve dhe vështirësive gjatë marrëdhënieve në këtë periudhë, në kontributin e këtyre institucioneve në politikëbërjen dhe vendimmarrjen në lidhje me zhvillimet më thelbësore financiare, monetare, ekonomike e tregtare”, u shpreh Prof. Dr Adrian Civici.
Ai shtoi se ky  botim  ka vlerë jo vetëm në aspektet teorike e historike të tij, por mbi të gjitha, në aspektet konkrete të lidhura me shumë zhvillime të rëndësishme në realitetin Shqiptar e rajonal në kuadrin e përmbylljes me sukses të procesit të gjatë e të vështirë të tranzicionit dhe hapjes së rrugës për integrimin europian të Shqipërisë.





“Autori na tregon se zhvillim i qëndrueshëm do të thotë të mësosh të jetosh brenda kufijve të vetëm të një planeti, në mënyrë të drejtë dhe dinjitoze për të gjithë, pa shfrytëzuar deri në pikën e varfërimit sistemet natyrore, nga të cilat ne nxjerrim burimet dhe pa e tejkaluar kapacitetin e tyre për të thithur mbetje dhe mbeturina të krijuara nga aktivitetet tona. Ky libër është një punim që i mungon në shqip si literaturës historike, ashtu dhe asaj ekonomike të deritanishme dhe që jep një kontribut të vlefshëm në pasurimin e saj”, u shpreh Prof. Dr, Nikollaq Pano.
Akademiku Vasil Tole vlerësoi librin dhe u shpreh se, ky ai vjen në vazhdën e punimeve të autorit si vlerë e shtuar e mendimit më të mirë ekonomik në Shqipëri. Në mbyllje të kësaj ceremonie, vetë autori mbasi foli për rethanat specifike dhe ecurinë e shkrimit të këtij libri, falenderoi të pranishmit dhe theksoi se ky libër do t’i shërbejë së pari studentëve por edhe publikut të gjerë.

Etiketa: aktualitet
Pas

BE: Kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

Para

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Para
Negociatat dhe kërkimi shkencor

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar