• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

5 mënyra si t’i tërhiqni talentët e rinj në kompaninë tuaj

nga Fast News
7 months më parë
në Biznes
0
5 mënyra si t’i tërhiqni talentët e rinj në kompaninë tuaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë punëdhënës ende nuk kanë përvojat dhe forcën punëtore që do donin të kishin në kompanitë e tyre. Kompanitë konkurruese për të diplomuarit më të mirë të vitit 2015, duhet të përballen me një lajm të mirë dhe një tjetër të keq. Të diplomuarit e rinj, janë më të përgatitur për të hyrë në fuqinë punëtore se sa që kanë qënë të rinjtë e tjerë vitet e fundit. Por shumë punëdhënës akoma nuk po ndërmarrin hapat e duhur për t’i tërhequr dhe për t’i mbajtur në kompanitë e tyre.

Studimi mbi punësimin e të diplomuarve të vitit 2015 në kuadër të Strategjisë së Firmës ‘’Accenture’’ zbuloi se gati gjysma e të diplomuarve të vitit 2015 ose 49% e tyre e konsiderojnë veten në një punë që nuk përmbush pritshmëritë e tyre profesionale apo në një punë që nuk kërkon domosdoshmërisht një diplomë univerisiteti. Shifra e të diplomuarve që mbajnë këtë qëndrim është rritur nga 46% qw ishte në vitin 2014 dhe 41% në 2013-ën.



Studimi tregon se ka vend për përmirësime nga ana e punëdhënësve dhe se duhet të punohet në këto drejtime:

1. Krijoni kontakte të hershme me tregun e punës

Pothuajse tre të katërtat ose 72% e të diplomuarve të vitit 2015, kanë pasur një internship apo bashkëpunim me kompanitë gjatë periudhës së studimeve.

Kjo mënyrë, u mundëson kompanive, kandidatë premtues që mund të punojnë gjatë studimeve, si dhe i ndihmon të identifikojnë dhe të trajnojnë që në hapat e parë talentet e reja. Kompanitë që nuk ofrojnë praktika apo lloje të ngjashme mundësish, po i ekspozojnë të rinjtë ndaj mundësive të kompanive të tjera, duke i larguar kështu tek konkurentët.

2. Krijoni mundësitë digjitale të rekrutimit

Punonjësit e rinj i përkasin periudhës teknologjike, kështu që nuk është çudi që ata përdorin mjete dhe platforma dixhitale për të kërkuar punë.

Në fakt, gati dy të tretat ose 64% e të diplomuarvë të vitit 2015 kanë përdorur një aplikacion në celular për të kërkuar dhe aplikuar për punë, pasi kjo konsiderohet tashmë metoda më efektive në këtë drejtim. Punëdhënësit duhet të shkojnë aty ku janë tashmë punonjësit e tyre të ardhshëm. Kjo përbën investimin dixhital të një kompanie në funksion të eksperiencës rekrutuese.

3. Afrimi i milenialëve me partnerë e vegjël në ekosistemin tuaj

Hulumtimi gjeti që vetëm 15% e të diplomuarve të rinj duan të punojnë për një kompani të madhe, që lë të kuptohet se edhe korporatat më të mëdha kanë pësuar rënie të rekrutimit të punëtorëve të rinj. Të rinjtë duan kultura krijuese të punës si dhe mjedise që nxisin transparencën dhe u japin shanse për të avancuar sa më shpejt.

Ata mund të jenë keqkuptuar duke menduar se këto mundësi ekzistojnë vetëm në kompanitë e vogla dhe bizneset e reja. Kompanitë më të mëdha duhet të provojnë se mund të ofrojnë shumë përvoja për të punësuarit e tyre, të mbështetur nga një masë e gjërë burimesh që kompanitë e vogla nuk mund t’i kenë. Përveç kësaj, kompanitë e mëdha tashmë kanë infrastrukturën për të mbështetur oraret fleksible të punës, si dhe zotërojnë burimet për të krijuar ekipe më vogla të specializuara.

Nëse riorganizimi në atë nivel nuk është një opsion afatshkurtër, bizneset mund t’i sjellin punonjësit e tyre të rinj në kontakt të ngushtë me partnerët e tyre të biznesit të vogël që tani janë pjesë e ekosistemeve të tyre të mëdha.

4. Mbështetni të punësuarit e rinj për periudha afatgjata

Të diplomuarit më të rinj në fuqinë punëtore nuk duan vetëm shanset për të mësuar dhe për t’u rritur, por edhe shanse që të përmbushin prishmëritë e tyre. 77% e të anketuarve u shprehën se prisnin që punëdhënësi i tyre t’u ofronte trajnim në punën e tyre të parë, por vetëm gjysma prej tyre thanë se iu ofrua ky trajnim.

Të punësuarit e rinj nuk mund të fajësohen plotësisht se kalojnë nga një punë në tjetrën, pasi atyre nuk u ofrohen mundësi trajnimi, rritje dhe zhvillimi profesional në vendet ekzistuese. Ofrimi i mundësive të zhvillimit afatgjatë mund të vendosë kompaninë tuaj në pozita avantazhuese me konkurrencën pasi ajo nuk fokusohet vetem te marrja në punë e njerëzve të rinj, por edhe tek zhvillimi i talenteve të reja.

5. Krijoni një kulture pune argëtuese

Për sapo të diplomuarit në forcën punëtore, kultura është shumë e rëndësishme në krahasim edhe me kompensimin monetar. Në 60% për qind e të diplomuarve të vitit 2015 thanë se preferojnë të punojnë në një kompani me një atmosferë pozitive sociale dhe të fitojnë një pagë më të ulët se sa të bënin një punë me të ardhura më të larta por të mërzitshme nga pikëpamja e argëtimit dhe jetës sociale.

Punëdhënësit që u ofrojnë punonjësve punë sfiduese por që krijojnë një kulturë dhe mjedis të këndshëm pune janë në një avantazh konkurrues me kompanitë paralele.

Kompanitë janë të prira t’i cilësojnë përvojat e të sapodiplomuarve si ‘’pritje jorealiste bazuar në përvojën e kufizuar të punës.’’ Por, nga ky perceptim ata mund të humbasin punëtorët e rinj më të talentuar. Punëtorët e sapodiplomuar kanë treguar gatishmëri të pabesueshme dhe pragmatizëm për të hyrë në tregun konkurrues të punës. Tani është koha që punëdhënësit të tregojnë se edhe ata mund të përshtaten!

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga Zvicra në Dubai, si po hapin shqiptarët shtigje të reja investimi

Para

Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij

Para
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij

Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar