• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

4 arsye pse punonjësit duhet të punojnë së bashku në të njëjtën zyrë

nga Fast News
6 months më parë
në Biznes
0
4 arsye pse punonjësit duhet të punojnë së bashku në të njëjtën zyrë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e sotme, punonjësit që punojnë nga shtëpia po shtohen gjithnjë e më shumë, por njëkohësisht të shumta janë edhe ato kompani të cilat vazhdojnë të kenë një kulturë kompanie sipas mënyrës tradicionale, dhe madje këto të fundit kanë rezultuar të jenë ndër më të suksesshmet.

Në ditët e sotme, puna për një sipërmarrës është lehtësuar shumë, sepse me anë të teknologjisë në dispozicion ata mund t’i transformojnë idetë e tyre në para më lehtë në krahasim me gjeneratat e mëparshme.



Por, pavarësisht avantazheve që të punuarit nga shtëpia mund të sjellë për një kompani (si fleksibiliteti me oraret për shembull), drejtuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme vazhdojnë të operojnë në kompaninë e tyre sipas mënyrës tradicionale, duke u munduar që të gjithë punonjësit e tyre të punojnë së bashku në të njëjtën vendndodhje.

Ja pse ata vazhdojnë të mendojnë se kjo është mënyra e duhur:

Fluks idesh të reja – Për të bërë të mundur që kompania juaj të jetë në rritje të vazhdueshme, juve ju duhet që të keni gjithmonë sa më shumë ide të reja. Që në momentin që ju e krijuat kompaninë tuaj, ju e dinit shumë mirë se në cilën stad do të avanconte ajo. Por nuk duhet të harroni gjënë më të rëndësishme. Ju jeni vetëm një njeri, dhe të vetëm nuk do të mund t’ia dilni kurrë, prandaj juve ju duhet një burim i pashtershëm idesh të reja, dhe kush më mirë se një staf profesionistësh mund t’ua mundësonte një gjë të tillë?

Lehtësi në përmbushjen e afateve – Nëse ju e keni të gjithë stafin tuaj brenda së njëjtës kompani dhe jo disa prej tyre të punojnë nga shtëpia dhe disa nga zyra, ju do të keni më shumë mundësi për të t’i përfunduar detyrat e ndryshme sipas afateve të përcaktuara, sepse do të keni së bashku të gjithë stafin e kompanisë që do të jetë duke punuar për realizimin e një objektivi të caktuar.

Gjithashtu nëse ju e keni të gjithë stafin tuaj në të njëjtën vend, ju do të keni mundësi për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme brenda një kohe më të shkurtër. Për shembull, në rast se ju keni grafistin e kompanisë suaj që punon në ambientet e kompanisë, ju do ta keni më të lehtë për të shkuar në zyrën e tij dhe për t’i thënë ndryshimet apo për t’ia shpjeguar më qartë një koncept jo shumë të qartë. Nëse ai nuk do të punonte në ambientet e kompanisë suaj, ju do t’i dërgonit atij e-mail, por nuk do ta kishit të sigurt nëse ai mund t’ua niste layout-in me ndryshimin e kërkuar brenda një kohës që ju kërkoni.

Ju mund ta menaxhoni më mirë riskun – Pavarësisht sesa mirë ju i menaxhoni njerëzit dhe proceset e punës, punonjësit e kompanisë suaj mund të ndihen të palumtur dhe për pasojë të dështojë i gjithë procesi. Duke i pasur të gjithë punonjësit brenda të njëjtës kompani, ju do të keni mundësinë për të vepruar shumë më shpejt dhe për të rregulluar situatën, sesa në rastin kur ju do ta kishit një pjesë të stafit tuaj që punon nga shtëpia.

Investoni në zhvillimin e stafit tuaj – Duke e pasur stafin tuaj brenda kompanisë suaj, ju mund të shikoni më nga afër nëse ai ka nevojë për specializime të ndryshme, apo jo, ndërsa po të kishit punonjës që punonin nga shtëpia ju do ta kishit të vështirë për ta dalluar një gjë të tillë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset dhe qytetarët kërkojnë kredi, jo vetëm për investime, por edhe likuiditet

Para

Çfarë ndodh me llogarinë tuaj në TikTok kur vdisni? Ja si të përgatisni të dhënat tuaja për jetën pas vdekjes

Para
Çfarë ndodh me llogarinë tuaj në TikTok kur vdisni? Ja si të përgatisni të dhënat tuaja për jetën pas vdekjes

Çfarë ndodh me llogarinë tuaj në TikTok kur vdisni? Ja si të përgatisni të dhënat tuaja për jetën pas vdekjes

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar