• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” – Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” – Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga faqet e rrjeteve sociale, paketave televizive apo website AI, e deri tek mjete fizike si ora, telefona dhe makina, shqiptarët përdorin rrjetin social Telegram si urë lidhëse për të kryer transaksione jashtë syrit të shtetit.

Kjo dukuri, e cila kryesisht përfshin të rinjtë, ka krijuar një hapësirë të re për shkëmbimet e shërbimeve dhe produkteve fizike, duke u ofruar atyre një liri financiare që duket se po bëhet gjithnjë më e rëndësishme.



Të rinjtë, të pasionuar pas mundësive të reja, formojnë grupe në Telegram për të ndarë oferta dhe për të tregtuar produkte. Pjesa më e madhe e atyre që duan të shesin online fillojnë me krijimin e faqeve me shumë ndjekës, për të krijuar një imazh besueshmërie te konsumatorët. Çmimet për produktet variojnë nga 2,000 deri në 70,000 lekë, duke u përshtatur me numrin e ndjekësve dhe reputacionin e faqes.

Një tjetër fenomen që ka marrë përhapje është shitja e paketave televizive “pirate”. Këto grupe ofrojnë paketa njëvjeçare për rreth 30 euro e deri në 70 euro, një çmim shumë tërheqës për ata që duan të shijojnë përmbajtje të ndryshme pa shpenzuar shumë, por duhet patur kujdes edhe nga ato që janë skema piramidale. Sipas të dhënave të institutit të statistikave, rreth 25% e bizneseve në Shqipëri kanë kryer shitje online në vitin aktual.

Kjo tregon një tendencë në rritje për të shfrytëzuar mundësitë e tregtisë digjitale, ndërsa shitjet fizike po shkojnë në rënie. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto të dhëna nuk përfshijnë transaksionet informale, të cilat po zhvillohen jashtë rregullave të shtetit.

Kjo situatë krijon një realitet të ri tregtar në Shqipëri, ku liria financiare dhe qasja në mundësi të shumta janë tërheqëse për shumë individë. Megjithatë, nëse vazhdon të rritet informaliteti, sfidat për autoritetet dhe për të gjithë tregun do të jenë të mëdha./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Rriten ndjeshëm çmimet e metaleve të çmuara

Para

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024”

Para
Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024”

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024”

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar