Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria mbetet e varfër, qeveria ngre struktura për analizë statistikash dhe adresim

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria mbetet e varfër, qeveria ngre struktura për analizë statistikash dhe adresim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është në rënie, por varfëria në Shqipëri përsëri mbetet në nivele shqetësuese. Nëse merr më pak se 22 500 lekë, sot je i varfër. Në kushte të tilla, kur vendi ynë renditet i 6-ti në Europë si më i rrezikuar nga varfëria, qeveria ka vendosur të marrë disa hapa që ta zbusin fenomenin.

Për të analizuar treguesit kryesor në dokumentin e politikave të përfshirjes sociale përcaktohet se do të merren në konsideratë mosha, përkatësia etnike, vendndodhja, punësimi, të ardhurat, aftësia e kufizuar, gjinia dhe orientimi seksual: “Synimi i përgjithshëm do të jetë zhvillimi i informacioneve dhe përftimi i njohurive më të thella mbi faktorët që ndikojnë te varfëria, përjashtimi social, deprivimi material, rreziku për të qenë i varfër.”

Por, ka të tjerë elementë që, sipas sociologëve, duhen shtuar për një analizim më të plotë të nivelit të jetesës së qytetarëve.
Sociologia Eris Dhamo tha: “Merret në konsideratë vlera e kalorive që i duhet një individi për të jetuar, një individ duhet të jetojë në familje merren parasysh kushtet e banesës, jetesa na kërkon një televizor me ngjyra, një lavatriçe… Nuk mjaftohemi me kaq, sipas treguesve europianë një familje duhet të ketë të përfshirë dhe një palë pushime.”

Matja e nivelit të varfërisë në mënyrë të përgjithshme bëhet përmes disa anketave nga Instituti i Statistikave. Tashmë do të shtohen edhe një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale për të siguruar qëndrueshmërinë në përkufizime dhe në përdorimin e treguesve, si dhe një një Strukturë Burimore Teknike për analizën e varfërisë. Në fund të çdo viti do të ketë edhe një raport vjetor për përfshirjen sociale në kryeqytet dhe në rrethe: “Ndërhyrje trajnuese me fokus të qartë, të cilat do të forcojnë kapacitetet e administratës publike në nivel qendror dhe vendor, për të garantuar se përfshirja sociale është pjesë përbërëse e politikave në nivel kombëtar dhe vendor.”

“Vërtet ne themi që nuk kemi diferenca në paga në sektorin publik. Kur shohim treguesit e punësimit shikojmë që gra punësohen në ato sektorë që janë më pak të paguara”, shprehet sociologia Dhamo.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Këto janë politika me të cilat vendi synon të përafrohet me Bashkimin Europian dhe zbatimi i asaj çfarë është shkruar në letër do të ndikonte në zbutjen e varfërisë ne vend./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

5 shenja që tregojnë se keni zgjedhur karrierën e gabuar

Para

Vështirë për kakao, Gana do të rrisë me 45% cmimin

Para
Vështirë për kakao, Gana do të rrisë me 45% cmimin

Vështirë për kakao, Gana do të rrisë me 45% cmimin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

nga Fast News
12:50 | 04/03/2026
0

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

nga Fast News
10:30 | 04/03/2026
0

Rritet pesha e fotovoltaikëve, 13.2% e energjisë në vend prodhohet nga dielli

Rritet pesha e fotovoltaikëve, 13.2% e energjisë në vend prodhohet nga dielli

nga Fast News
10:00 | 04/03/2026
0

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

nga Fast News
09:30 | 04/03/2026
0

Recent News

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

12:50 | 04/03/2026
Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

10:30 | 04/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora