• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

SHIFRAT | Si po fundoset euro

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
SHIFRAT | Si po fundoset euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Tashmë prej disa javësh, euro ka zbritur nën kuotën e 100 lekëve, e konsideruar si vija e kuqë. Monedha e përbashkët europiane vijon të zhvlerësohet pavarësisht përfundimisht të sezonit veror, që shoqërohej edhe me prurjet e mëdha valutore nga turistët. Një situatë që ngre natyrshëm pyetjen? Çfarë po ndodh me euron dhe me kursin e këmbimit në Shqipëri?





Monedha europiane ka pësuar një rënie të vazhdueshme, por që është përshpejtuar veçanërisht në dy vitet e fundit. Euro ka zbritur nga niveli 127.5 në vitin 2018 në 108.7 lekë vitin e kaluar dhe për të shënuar minimumin historik këtë vit. Ditën e sotme, euro është shkëmbyer me 99.3 lekë.

Rënia kaq e fortë është pasojë e shtimit të sasisë së euros në qarkullim, nga burimet formale si prurjet e turistëve, investimet e huaja dhe remitancat, por edhe nga kanalet informale. E një situatë e tillë ndikon jo pak aktivitetin ekonomik të vendit dhe financat e një pjese të mirë të qytetarëve.

Kjo pasi sot, gjysma e ekonomisë sonë është e eurozizuar. Thënë ndryshe, 50% përdorin euron si monedhë në pagesa, pavarësisht se monedha zyrtare është leku.

Por cilët janë sektorët ku euro përdoret masivisht?

Sektori financiar kryeson, ku rreth 60% e depozitave janë në monedhën europiane dhe thuajse 40% e kredive merren po në euro. Gjithashtu, edhe një pjesë e konsiderueshme e borxhit publik të vendit është në këtë valutë. Tregu i pasurive të patundshme zhvillohet i tëri në euro, si në rastin e shitjes së pronave, ashtu edhe të dhënies me qira. Turizmi gjithashtu, pjesën dërrmuese të pagesave i kryen në euro, ndërsa vitet e fundit, edhe sektori i shërbimeve po përdore euron si monedhë. Ne blejmë në dyqane në euro, e përdorim në ristorante, madje edhe në pikat e karburanteve.

Përballë një situatë të tillë dhe përdorimit masivisht të euros në ekonominë shqiptare, cilat janë risqet?

Rreziku kryesor është ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, ku më të goditurit kanë qenë eksportuesit dhe  të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, si familjet që marrin remitanca. Risku I dytë është mungesa e transferimit të efekteve të politikës monetare, si në rastin e krizës së inflacionit, që sapo kaluam. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë ndikojnë vetëm gjysmën e ekonomisë që operon me lekun, duke lënë jashtë çdo impakti pjesën tjetër që përdor euron.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cfarë rezultati të presim nga ulja e taksës së importit të mishit?!

Para

22 shenja që ti je i suksesshëm, pa e ditur

Para
22 shenja që ti je i suksesshëm, pa e ditur

22 shenja që ti je i suksesshëm, pa e ditur

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar