• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rregulla të reja për pensionet në bankë – Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Rregulla të reja për pensionet në bankë – Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që ta përfitojnë pensionin e tyre nëpërmjet bankës, kanë në dispozicion dy rrugë për të bërë kërkesën e tyre pa asnjë kosto shtesë. Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania, ku qytetari në aplikim duhet të ngarkojë formularin e të dhënave të llogarisë bankare të lëshuara nga banka.

Ndërsa mënyra e dytë është në degën e bankës ku pensionistët dëshirojnë të marrin pensionin, e cila ka përgjegjësitë për dërgimin e kërkesës sipas procedurës së përcaktuar për veprime nëpërmjet portalit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 9 banka tregtare në vend ku pensionistët mund të transferojnë pensionin dhe të përfitojnë llogari me komisione zero apo të reduktuara.

Nga ana tjetër, për ata pensionistë që kanë zgjedhur tashmë që pensionin ta marrin përmes sistemit bankar, do të duhet që  në muajin Mars dhe Shtator të çdo viti, të paraqitet në bankën përkatëse ku kanë llogarinë dhe të konfirmojë vazhdueshmërinë e pagesave duke nënshkruar një deklaratë.

Përfituesi mund ta plotësojë dhe ta depozitojë deklaratën konfirmuese në një 6-mujor pranë sportelit të bankës dhe 6-mujorin tjetër mund ta bëjë nëpërmjet portalit e-Albania.

Ligji për llogaritë me shërbime bazike ka hyrë në fuqi në Prill dhe përpara bërjes së tij realitet, rezultonte se vetëm 73.950 pensionistë e merrnin pensionin përmes bankave dhe 666.300  në postë. Pra e thënë ndryshe, vetëm 10%.  Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikon edhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat online; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave online./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Banka e Shqipërisë analizon gjendjen e ekonomisë, risqet janë ende të pranishme

Para

Ja pse Japonia dëshiron që qytetarët e saj të provojnë një javë pune prej katër ditësh

Para
Ja pse Japonia dëshiron që qytetarët e saj të provojnë një javë pune prej katër ditësh

Ja pse Japonia dëshiron që qytetarët e saj të provojnë një javë pune prej katër ditësh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

nga Fast News
17:55 | 25/11/2025
0

Shoqata e Bankave, kundër propozimit për kufirin 500 mijë lekë të pagesave në cash të individëve

Shoqata e Bankave, kundër propozimit për kufirin 500 mijë lekë të pagesave në cash të individëve

nga Fast News
17:50 | 25/11/2025
0

Rama jep lajmin: Së shpejti “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare të vendit, ja si do të duken

Rama jep lajmin: Së shpejti “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare të vendit, ja si do të duken

nga Fast News
17:22 | 25/11/2025
0

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

nga Fast News
13:44 | 25/11/2025
0

Recent News

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

17:55 | 25/11/2025
Shoqata e Bankave, kundër propozimit për kufirin 500 mijë lekë të pagesave në cash të individëve

Shoqata e Bankave, kundër propozimit për kufirin 500 mijë lekë të pagesave në cash të individëve

17:50 | 25/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar