• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Rikthehen “100 fshatrat”, qeveria “zgjidh thesin” për zonat rurale në prag të zgjedhjeve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rikthehen “100 fshatrat”, qeveria “zgjidh thesin” për zonat rurale në prag të zgjedhjeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dukej se ishin lënë në harresë, por qeveria ka vendosur të ktheje edhe një herë vëmendjen tek projekti “100 fshatrat”. Programit të nisur në korrik të vitit 2018 me qëllim “zhvillimin e periferisë” i janë shtuar 1.3 miliardë lekë, nga 1 miliardë të parashikuara në fillim të vitit. Përse pikërisht tani ky mbi-dyfishim buxheti? “Jemi tashmë pak se një vit nga zgjedhjet dhe tashmë e kanë rihapur historinë e vjetër të “100 fshatrave” me burime të reja të financimit”, thotë Agron Haxhimali, ekspert i financave vendore.

Referuar të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në pak më shumë 6 vite, më pak se gjysma e 100 fshatrave të përzgjedhur përfituan investime. Pjesa më e madhe e investimeve janë përqendruar në Jug të vendit, në fshatrat bregdetare dhe kryesisht kanë të bëjnë me rijetëzimin e shesheve dhe fasadave. Kjo sipas ekspertëve për shkak të mungesës së koordinimit dhe copëzimit të investimeve. “Fakti që i janë rikthyer, edhe pse me qëllime elektorale, e konsideroj si një lajm të mirë që të shkojnë para’ për fshatin, për bujqësinë , për agro-turizmin. Të shkojnë para’ për ata qytetarë të paktë që kanë mbetur në fshat dhe të përmirësohet sado pak jeta dhe të kemi një ekonomi rurale më të qëndrueshme”, thotë Haxhimali.

Rikthimi i vëmendjes te “100 fshatrat” pritet të vijojë deri në vitin 2026. Ministria e Financave ka parishikuar që t’i japë programit 2.2 miliardë lekë për vitin 2024 dhe 2.3 miliardë lekë të tjera në 2026-n.

“Fshati kontriubon me ¼ e ekonomisë. aty kemi bujqësinë dhe një pjesë të konsiderueshme të biodiversitetit. Ndaj ka shumë rëndësi investimi në zonat rurale”, thotë Haxhimali.

Programi “100 fshatrat” nisi zbatimin në korrik të vitit 2018 me krijimin e “Akademisë 100 fshatrat”, në përbërje të së cilës ishin 22 grupe pedagogësh dhe studentësh nga 6 universitete të vendit, që në bashkëpunim me ministritë e linjave hodhën në letër propozime konkrete për çdo fshat. Projekti synonte përmirësimin e infrastrukturës publike, zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, si zhvillim të kapitalit njerëzor./ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Kriza e prodhimit/ Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Para

Stabiliteti financiar e siguria kombëtare, ish-ministri Angjeli: Banka e Shqipërisë po përmbush misionin ligjor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

nga Fast News
16:16 | 02/12/2025
0

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

nga Fast News
15:02 | 02/12/2025
0

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

nga Fast News
11:05 | 02/12/2025
0

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Recent News

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

16:16 | 02/12/2025
Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

15:02 | 02/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar