• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

PD depoziton në Kuvend nismën: Ja si do të kthehen paratë tek 6 mijë profesionistët e lirë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
PD depoziton në Kuvend nismën: Ja si do të kthehen paratë tek 6 mijë profesionistët e lirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 6 mijë profesionistë të lirë kanë paguar këstet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin përpara se Gjykata Kushtetuese të jepte vendimin që i përjashtonte ata nga ky detyrim. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 500 milionë lekë, që është paguar nga 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhen 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024. Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nisma e Partisë Demokratike, sipas së cilës,  në nenin 69, të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat,  pas pikes 3, shtohen pikat 4 dhe 5, të cilat kanë si qëllim rimbursimin e tatimit të paguar.

Konkretisht kërkohet që “Të gjithë tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024,  administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesit. Pas kësaj, me kërkeseëme shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet per llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.

Po ashtu, shtohet edhe pika që synon të heqë gjobat në rastet kur këto detyrime nuk janë paguar.  Pika e propozuar synon që “te gjithe tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024, sipas nenit 69, të ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat 2023  i ndryshuar, i shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, fshin nga sistemi detyrimin tatimor se bashku me kamatevonesat”.

Pak ditë më parë Ministri i Financave u shpreh se qeveria është e gatshme që të rimbursojë këtë kategori, por duhet të përcaktohet rruga ligjore që do të ndiqet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

S&P Global Market Intelligence: Grupi OTP me performancën më të lartë mes bankave evropiane

Para

Kriza e prodhimit/ Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Para
Kriza e prodhimit/ Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Kriza e prodhimit/ Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

nga Fast News
18:02 | 06/02/2026
0

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

nga Fast News
17:56 | 06/02/2026
0

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

nga Fast News
17:44 | 06/02/2026
0

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

nga Fast News
17:33 | 06/02/2026
0

Recent News

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

18:02 | 06/02/2026
Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

17:56 | 06/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar